• |
ide | kryesore

Kirurgu shqiptar në SHBA emërohet ministër Shëndetësie në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kirurgu shqiptar në Amerikë, Rifat Latifi, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovë. Ky lajm u njoftua nga kryeministri Albin Kurti përmes një konferencë për shtyp. Latifi do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Vitinë, i cili hoqi dorë nga drejtimi i ministrisë për shkak se garoi nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës. Megjithatë rezultatet finale e shpallën humbës përballë rivalit të LDK, Përparim Rama.

Kurti tha se Latifi ka ardhur nga SHBA-ja për të marrë detyrën e kreut të shëndetësisë, në këtë moment të vështirë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, Nju- Jork, Doha. Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan për shtetin e Arizonës.

 



1 Comment

  1. Urime dhe suksese në punën tuaj! Është sakrificë të lësh një punë të suksesshme jashtë shtetit për të ndihmuar vendin tënd.

    Zoti të ndihmoftë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *