• |
ide | kryesore

Lirohet një tjetër anëtar i Bandës së Durrësit/ Kush është vrasësi me pagesë që “flirtoi” me drejtësinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit është liruar me kusht nga Gjykata.

Bëhet fjalë për Selman Hetën, ndaj të cilit trupi gjykues në Mat ka vendosur lirimin me kusht nga qelia.

Hetës i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite 6 muaj burgim. Sakaq mësohet se prokuroria ka ankimuar vendimin për lirimin me kusht të tij.

Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.

Më herët Hetës i është refuzuar më herët ‘leja shpërblyese’ nga burgu, sipas news24 sepse policia nuk kishte dhënë garanci për të, duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *