• |
ide | kryesore

Vranë dhe hodhën në liqen Fridman Xhaferrajn, gjykata e Korçës lë në burg autorin e dyshuar

-Instant, Arkiva, Lajme



Gjykata e Korçës la në fuqi masën arrest me burg për shtetasin Kristi Bixheku i dyshuar per kryerjen e veprës penale vrasje me paramendim dhe vrasje e kryer në bashkëpunim ndaj 26-vjeçarit Fridman Xhaferraj.

Prokuroria e Korçës i kërkoi gjykatës që Bixheku të vazhdojë të qëndrojë i izoluar deri në përfundim të hetimeve ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në 13.06.2021,në rezervuarin e Gjançit në Korcë. 26 vjeçari Fridman Xhaferi u gjet i pajetë në këtë rezervuar me plagë të mëdha në kokë nga autori i dyshuar Kristi Bixheku kryer në bashkëpunim me shtetasin tjetër Lulëzim Spahija i shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të Spahijës ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *