• |
ide | kryesore

Arrestohen dy “skiftera” në Lezhë, sekuestrohen dhe armë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy shtetas janë arrestuar në Lezhë pasi dyshohet se kanë grabitur disa shtëpi në Lezhë.

Në operacionin “Shëtitësit e natës”, policia ka arrestuar shtetasit: S.K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç,(babai dhe djali), ndërsa është shpallur në kërkim 27-vjeçari me iniciale M.K. dhe është vënë nën hetim 21-vjeçari me iniciale S.Q.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë dhe Shëngjin kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.
“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V.Q., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive, një armë gjahu dhe dylbi”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *