• |
ide | kryesore

Detaje nga qëndrimi i Klodian Çalamanit brenda burgut: Askush s’e ka vizituar, vazhdon të mbajë të njëjtat rroba që nga dita e arrestimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje rreth qëndrimit në burgun e Vlorës të Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiut.

Gazetari Enrik Mehmeti teksa raportoi për protestën e familjarëve të 8-vjeçarit të vrarë, pohoi se gjendja e Çalamanit paraqitet e qetë.

Aktualisht 38-vjeçari mbahet në izolim në ambientet e këtij burgu, për të shmangur çdo situatë të mundshme me të burgosur të tjerë. Gazetari Mehmeti tha se 38-vjeçarin nuk e ka vizituar askush nga familjarët e tij në burg, ndërsa asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur po të njëjtat rroba që ka pasur që prej ditës që u arrestua.

Kujtojmë se Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje. Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.



2 Comments

  1. Ado dale ndonje i burgosur qe ta vrase kete -monster-ne burg,sepse shteti i leshit do e ushqeje me taksat tona kete kriminel.

  2. Ta kishin var ne qeli dhe ska per tu marr kush se si ndodhi. Nje foto i varur sikur do te bente nje efekt lehtesues. Ta mbash kete me ushqim eshte krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *