• |
ide | kryesore

“Vetëvendosje” bën autokritikë: Nuk iu përgjigjëm qytetarëve, opozita u bashkua për të vjedhur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje të strukturave të saj drejtuese për të analizuar rezultatin në zgjedhjet lokale në Kosovë. Siç dihet partia e drejtuar nga Albin Kurti mori një rezultat zhgënjyes me fitoren në vetëm 4 komuna.

Në një deklaratë të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se ka pasur disa faktorë të humbjes dhe i pari lidhet me mospërgjigjen sipas nevojave që kanë njerëzit.

“E para është vetëkritika. Kemi hapësirë e nevojë për një gjë të tillë. Nuk jemi përgjigjur sipas nevojës e pritjes popullore. Diku kemi qenë shumë larg e diku kemi qenë shumë afër fitores. Të gjithë kemi mundur të bëjmë më shumë. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi në veprim. Nuk i kemi shtyrë limitet e vetvetes” – thuhet në deklaratë.

Një tjetër arsye e rezultatit të dobët është parë edhe organizmi i brendshëm.

“Një mosrealizim i synimit tonë është fakti që kishim vetëm dy gra kandidate për kryetare. Sidoqoftë, komunikimi dhe vëmendja jonë ishte tek gratë e vajzat. Pandemia ndërkaq, ka goditur mjetin tonë të veprimit e komunikimit me njëri – tjetrin e qytetarët: tubimet e mesme e të mëdha. Nuk kemi mundur ta përdorim këtë mjet e gjithashtu nuk kemi gjetur një zëvendësim efikas për këtë” –thuhet në deklaratën e Vetëvendosje që thekson se “këto zgjedhje kanë qenë mësim”.

Më pas Vetëvendosje thotë se ajo është e vetme përballë partive të tjera që tani janë bërë bashkë me qëllim që korrupsionin që bënin dje në qeveri, ta bëjnë tani bashkë në pushtetin lokal.

“Ne kemi qenë të papërsosur kundrejt bashkimit të përkryer të kapitalit. Ata të gjithë u bashkuan sepse sot bashkë ruajnë kapitalin. Garojnë në pasuri dhe bashkohen në politikë. Në të dyjat u pengon VETËVENDOSJA!.

Andaj e luftuan bashkë. Edhe heshturazi edhe zhurmshëm. Ata nuk kanë ndryshuar. Kanë mbajtur veç zgjedhjet e tyre të brendshme por janë të njëjtë për së jashtmi. Për qytetarët mbesin të njëjtë. Meqë sot nuk mund ta zhvillojnë korrupsionin prej kateve të ndryshme qeveritare ata po duan të provojnë nëpër komunat e ndryshme të qyteteve.

Prej lartë, po duan ta zbresin më poshtë. Aty është edhe më i dëmshëm. I prek e gjymton edhe më shumë jetët e qyetarëve. Kryesisht nëpërmjet mafisë së ndërtimit. Këtu do të jetë lufta jonë dhe duhet të jemi syçelë” – thuhet në deklaratën e Vetëvendosje. ©LAPSI.al

DEKLARATA E VETEVENDOSJE



3 Comments

  1. Jo vetem nuk ishit prane qytetareve. Po edhe u vute kunder qytetareve. Shumica te votoi per Bashkim kombetar Albin. Shumica gjithadhtu te votoi per t’ua prere udhen te pasurve qe pasurohen per ta ndale varferimin e te varferve. Ti cfare bere? E braktise Bashkimin kombetar dhe u bere pale me liberalet. Qe pergjigjja e popullit: s’na duhet nje LDK e PDK e re, se mire i kemi te vjetrat.

  2. Ne lindje njerezit jane mendjembyllur. Nuk ndryshojne mendje lehte. Ngjiten me dicka sa ju del shpirti. Albini duhet te beje ndonje mrekulli qe te merret seriozisht. Si ketu kane kolisur njerezit me ps dhe s’heqin dore sa t’u dale xhani. Nuk e duan ndryshimin, jane mesuar si miza ne bythe te kalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *