• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja e parë e Conte në Premier League, tris i City ndaj Everton

-Instant, Sport, Video



Mbërrin fitorja e parë në Premier League për Antonio Conten në pankinën e Tottenham: Spurs përmbysin Leeds në shtëpi 2-1 dhe i afrohen zonës europiane, ndërsa Bielsa mbetet në vendin e katërt nga fundi. Asnjë problem për Manchester City kundër Everton: të besuarit e Guardiolas fitojnë 3-0 dhe kthehen në vendin e dytë, tre pikë larg Chelsea. Kriza e zezë ndërkohë për Benitez në humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

MANCHESTER CITY – EVERTON 3-0
Manchester City i Guardiolës vrapon drejt vendit të parë në kampionat, duke thyer 3-0 një Everton në vështirësi të dukshme në lojë dhe rezultat. Në stadiumin Etihad, vendësit kontrolluan lojën që në minutat e para dhe për pak sa nuk kaluan në epërsi në disa raste me Foden dhe Sterling, të pasaktë me kokë. Pak para gjysmë ore lojë, Pickford shpëtoi rezultatin në dalje ndaj Bernardo Silvas, në topin e rikthyer Gündogan goditi me kokë traversën. Avantazhi i City erdhi përpara pjesës së parë me një gol të Sterling, i cili u fut në zonë dhe tundi rrjetën pas asistit të shkëlqyer të Cancelos. Mançesteri dyfishon në minutën e 10 të pjesës së dytë me eurogolin e Rodrit, i aftë të vendosë në kryqëzimin e shtyllave një silura nga 25 metra. Everton nuk arriti të ishte i rrezikshëm dhe në fund Bernardo Silva fiksoi trisin që kthen Manchester City në vendin e dytë në Premier League, tre pikë më pak se Chelsea kryesues. Vazhdon kriza e skuadrës së Benitezit, që ka grumbulluar vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe noton në mesin e tabelës.

TOTTENHAM-LEEDS 2-1
Pas një debutimi 0-0 me Everton, Antonio Conte gjen fitoren e tij të parë në Premier League në aventurën e re në pankinën e Tottenham. 2-1 i vuajtur në shtëpi, me përmbysje, ndaj Leeds i dërgon Spurs në kuotën e 19 pikëve, afër zonës së Europës, ndërsa për skuadrën e Bielsas është krizë e plotë, në vendin e katërt nga fundi i renditjes. Në pjesën e parë ishte Leeds që bëri lojën dhe sulmoi me më shumë bindje e avantazhi erdhi në fund të pjesës së parë me James. Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, Conte shkundi ekipin e tij dhe Tottenham goditi një shtyllë dhe një traversë përpara se të barazonte me Hojbjerg në minutën e 58. Inercia është e gjitha në anën e Spurs dhe, më pas, në minutën e 69 realizohet përmbysja me Reguilon, i shpejtë të shtynte topin në rrjetë pas një tjetër shtylle të Tottenham. Leeds luajti mirë, por në këtë moment vendasit fituan besim dhe u mbrojtën me rregull, duke kundërsulmuar me shpejtësinë e Son dhe Lucas Mouras deri në përfundim të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *