• |
ide | kryesore

Meta, i ashpër edhe me LSI: Djegia e mandateve idiotësi dhe çmenduri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Djegia e mandateve nga opozita ishte vendimi me idiot, me i çmendur, me antikushtetues dhe me antishqiptar” – tha Presidenti i Republikës Ilir Meta.

“Opozita dëgjoi vetëm 2 diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbështetur këtë vendim të Lulzim Bashës” – tha Meta.

“Dua t’i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6-mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet ne buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë.

Kur lanë mandatet, nga Gjermania, nëpërmjet mediave atje, u kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të bëj një hap pas dhe qeveria dy hapa. Në mënyrë antikushtetuese opozita dorëzoi mandatet dhe qeveria bashke me disa diplomate, vajtën në KQZ dhe zëvendësuan listat e deputeteve në kohë rekord.

E kam shpetuar PD nga ndarja ne dy parti gjate miratimit te reformes ne drejtesi. Ne 2005, e kam sjelle PD ne pushtet. Ne 2009, kam garantuar PD ne pushtet. Kam nje lidhje me PD sepse jam ne nje nga 30 studentet e pare te Levizjes se Dhjetorit, por nuk kam une detyrimin ta sjell PD ne pushtet, nese PD nuk do” – tha Meta në Syri Tv. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *