• |
ide | kryesore

Studimi: Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit për të prekurit me COVID-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid



Të dhëna të reja vijnë nga një studiues grek për koronavirusin. Dr. Manolis Kogevina ka bërë të ditur se ajri i ndotur është një faktor i cili rrit ashpërsinë e infeksionit për një person i cili është i prekur me Covid-19,

Shkencëtarët kanë ekzaminuar të dhënat e thuajse 10,000 personave në Spanjë duke mbledhur informacione nga rastet e prekura me koronavirus.

Ata zbuluan se personat që jetonin në zona me nivele të larta të ndotjes kishin 50% rrezik ndaj COVID-19.

Më në detaje, studiuesit shikuan të dhënat nga 9,605 pjesëmarrës në Katalonjë dhe gjetën 481 raste të konfirmuara të COVID-19.

Ata gjithashtu morën mostra gjaku nga 4,000 pjesëmarrës për të matur antitrupat që treguan se një person kishte COVID-19 asimptomatike , 18% e të cilëve rezultuan pozitivë.

Më pas ata e kombinuan këtë informacion me të dhënat për nivelet e ndotjes në zonat e banuara të pjesëmarrësve dhe zbuluan se ndotja nuk rrit gjasat e infektimit me koronavirus, por ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotësve rriti ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit.



4 Comments

  1. Kishit nevoje te shkonit te greku per keto “te reja”. ka nje vit qe gjithe agjensite e shendetit boteror thone te njejten gje!

    1. PO PRA PO POR VENDOSJA E MASKES E RENDON CILESINE E AJRIT QE FUSIM NE MUSHKERI ! JA PRA QE MASKA SDUHET VENE AQ ME TEPER NE AMBIENTE TA HAPURA DHE NE ATO TE MBYLLURA JO ME SHUME SE 30 MINUTA!

  2. Ne nuk na gjen gje se jemi mesuar. Sidomos ne Tirane qe eshte kthyer ne qytet te pajetueshem. Shqiptaret madje semuren nga ajri i paster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *