• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Berishës: Sa poshtë paske rënë që sjell akuzat e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se po mbahet peng nga kryeministri Edi Rama me dosjen “Tojota Yaris”.

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale” – shkroi Basha në Twitter.

Më herët Berisha në Burrel i dërgoi një sfidë Bashës.

“Meqë jam sot këtu para jush do ti kthej një përgjigje. 3-4 ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Peng Basha nëse Edi Rama thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty ‘Toyta Yaris’, por është e vërtetë që e mban peng me atë.

Prandaj peng-Basha, dil dhe sqaro aferën e Toyta Yaris, ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën me atë aferë. Doli në Parlament tha se të shtunën do të vijnë Toyota Yaris me miliona euro. I thashë ku e dije, më tha që kishte informacione. Eurot erdhën por nuk u kthyen.

Prisni, prisni…. Tani Eurot nuk u kthyen mbrapsht, por erdhën direkt në Durrës, erdhën në Durrës 1.5 milionë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belg dhe Basha u fshihet. Rama të mban peng dhe unë të kërkoj transparencë dhe demokratët duan transparencë”, – tha Berisha.



4 Comments

  1. Vallai Po te shan me shum ty se Ramen. Baba dhe cuni, ca thiatro. Pastaj ti e dije qe Sal eshte goj mut, shkoll serbe. Duhet ta kishe prit ket gje

  2. Ik o Llull palla se na cate paulinin. Ramazani nuk shkulet nga qeveria duke na vjedh dhe ti nuk shkulesh nga opozita duke humbur e duke sherbyer si fasad opozite e Ramazanit.

  3. refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *