“Djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor janë ndër aktet më skandaloze dhe më të rënda që tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë”.
Kështu është shprehur Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për mediat në Kosovë. Meta bëri akuza të forta ndaj kryetarit të PD-së, Basha të cilin e quajti, të papjekur.
“Kjo është një faturë shumë e rëndë e opozitës aktuale në Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale të shtetit. Megjithatë opozita së shpejti shpresoj të marrë në dorë rolin që i takon.
Sa i takon Bashës dhe deklaratave të tij për Trekëndëshin e Bermudës, ai shquhet jo vetëm për lapsuse në matematikë, por së fundmi edhe në gjeometri. Basha ka 4 përgjegjësi madhore për kapjen totale te shtetit nga Rilindja, të cilave ai nuk mund t’ju shmanget dot. Basha më kot i shmanget, por nuk i shpëton dot katërkëndëshit të përgjegjësive të tij madhore.
Kryetari aktual i papjekur i PD m’u lut me lot në sy të shtyja zgjedhjet lokale. Për të shmangur një gjakderdhje të mundshme dhe për të ndihmuar opozitën të dilte nga ky qorrsokak ku e kishte futur për të disatën herë Kryetari i papjekur i PD, u detyrova te shtyja zgjedhjet” – tha Meta. ©LAPSI.al
Meta nje delirant provincial i dhjere. Te gjithe i qenken lutur dhe ulur ne gjunje ketij kokebole. LSI eshte produkti me i keq i politikes shqiptare qe e ka krijuar ky mostra dhe qe me pas mbajti ne pushtet mostrat si Berisha dhe Rama.
Basha mund te jete i papjekur po ka marre nja dy gram shkolle diku kurse ti o katunar cepani je nje qelbesire qe se bo nona dy
ky i pjekuri ne malet e Skraparit dhe ne sportin e boksit IDIOT
Like, vertet mendon te kthehesh aktiv ne politike??? Vertet mendon qe me LSI do vish prape ne Pushtet???
Sali Berisha eshte ne esence nje enverist pa Enverin, nje temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, nje mbetje politike e izoluar ne pritje te ndeshkimit qe do te vulose perfundimisht mbylljen e nje kapitulli te erret ne historine shqiptare.
Karburanti per tanket serbe, prishja e zgjedhjeve te 26 Majit, 150 viktimat e Tropojes, 28 te vraret e Gerdecit, 4 protestuesit e pafajshem te 21 janarit te ekzekutuar nga snajperet e tij, apo ish te perndjekurit e vetdjegur rrugeve te Tiranes, jane pikat me te zeza ne jeten e tij politiko-gotike, por jo te vetmet…