• |
ide | kryesore

Berisha: Beteja ime është për dinjitet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kurbinit ka mohuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha të thënë mbrëmjen e së enjtes në emisionin Open në Top Channel.

“Unë i paskam thënë se nuk pyes për partinë Demokratike, fakti që jam pranë jush unë vej interesat tuaja para, por të dashur demokratë të Kurbinit, cila është e vërteta e kësaj bisede. Dy muaj më parë i paska thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë pasoja të rënda mbi Berishën mbi këtë, mbi atë. Beteja ime është betejë për dinjitet, dinjitetin tim nuk e lë për asgjë në botë. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në luftën time, unë i kam thënë se partia ime nuk meriton të jetë parti politike, ke të drejtë ashtu është më ka thënë, si kam thënë kurrë që unë nuk pyes për PD, e vërteta është unë dhe çdo njeri nuk vë asgjë gjë dinjitetin e tij. Si ajo fjala më mirë qiri i fikur se sa i fëlliqur”, tha Berisha.

Për herë të parë pas ultimatumit amerikan për tu distancuar nga Sali Berisha, Lulzim Basha zbuloi në emision ‘Open’ në Top Channel prapaskenat e bisedave me paraardhësin e tij para se të merrte vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar.

“Shteti amerikan nuk ka kërkuar pezullimin nga grupi, ka kërkuar përjashtim nga Kuvendi dhe distancim te partisë, nëse nuk do e bënim do izolohej PD nga çdo kontakt me SHBA dhe nga tryezat dhe forumet ndërkombëtare. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD-në dhe as demokratët dhe i kam thënë në sy që unë do të marr vendimet e mia si kryetar i PD-së. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mia”, tha Basha.



7 Comments

  1. Cfare dinjiteti ka ky burre i cili ne moshe te thyer genjen e mashtron pa pike turpi, cfare i kujton qytetaret ky dotdolec , njerez pa memorje. Dinjitet nuk mund te kerkoje ai qe ka shkallmuar dinjitetin e mijra pronareve, shkaterroi administraten, drejtesine, vrau shpresen e shqiptareve, krijoi fajdet, 97 -ten, Gerdecin etj,,etj.

  2. Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54

  3. Berishe, je dhe qiri i fikur e i fëlliqur, e felliqesia jote po shetit ne Shqiperi, duke qelbur te gjithe qe te vine mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *