• |
ide | kryesore

Kërkohej nga Gjermania për përdhunim, arrestohet në Pukë 27-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Pukë një 27 vjeçar i shpallur në kërkim për disa akuza të rënda.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i personit në kërkim K.D., 27 vjeç, lindur dhe banues në Njësinë Administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrës.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Në datë 17.08.2019, në qytetin e Berlinit – Gjermani, i është kërkuar ndihmë patrullës së Policisë gjermane, e cila ka konstatuar se një shtetase 32-vjeçare ka qenë duke shkuar në banesën e saj dhe gjatë rrugës është sulmuar nga një shtetas, i cili ka ushtruar dhunë ndaj saj duke tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë dhe i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj.

Pas njoftimit të banorëve nga ndihma e kërkuar nga 32-vjeçarja, autori i veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, por në vendngjarje janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga Policia.

Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të shtetasit K.D., banues në Fushë Arrës, i pandehur dhe në kërkim ndërkombëtar.

Prokurori ka regjistruar procedimin penal Nr.55, datë 16.11.2021.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë më datë 26.11.2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *