• |
ide | kryesore

Komshija zbulon detaje nga tragjedia në Vlorë: Vajza e divorcuar, kishte vetëm atë djalë. Punonte farmaciste në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një 32-vjeçare u hodh nga pallati bashkë me djalin e saj 1 vjeç, dhe për pasojë humbën jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia.

Sipas një banore të pallatit ku ndodhi ngjarja, vajza, Pamela Mërtiri ishte e divorcuar dhe jetonte në Tiranë bashkë me djalin e saj, dhe punonte si farmaciste.

“Ajo jetonte në Tiranë. I ati dhe nëna ishte këtu. Ishte e martuar në Tiranë. Se kishim parë. Ishte e divorucar. Kishte vetëm këtë fëmijë. Ishte hera e parë që e pamë. Ajo ndoshta u hodh këtu për mos t’ju bërë barrë babait dhe u hodh këtu. Ajo ishte farmaciste në Tiranë, Atje punonte. Babain e ka mjek, është në pension tani. S’dimë asgjë. I njohim vetëm babain.”, tha gruaja në një rrëfim për gazetarin Enrik Mehmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *