• |
ide | kryesore

Rama: Kemi nisur studim fizibiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot në Elbasan janë takuar krerët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama është shprehur se kanë nisur hapat për arritjen e një tregu të përbashkët mes 2 vendeve.

Po ashtu, Rama tha se dy qeveritë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizbiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Krijojmë kushte shumë më të favorshme për të dyja anët e kufirit për aksesin në tregun e punës, dhe një tjetër hap për një treg të përbashkët, ku shqiptarët mund të studiojnë, punojnë dhe pastaj të dalin në pension pavarësisht vendit gjeografik ku është. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh të plotë për lirinë e ccdo shqiptari për të jetuar e punuar në të anët e kufirit. Të diplomuarit e universiteteve tona shumë shpejt do të kenë njohje automatike diplomash. Hiqet menjëherë një procedurë burokratike e mbuluar me shkresa. Bashkëpunimi  për jetësimit të integrimit në BE për të kualifikuar projekte të financuara nga plani i investimeve të BE për projektet që prekin të dy vendet. Pas nisjes punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës tashëm kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, është ëndërr e kahershme, sot ne jemi më të lehtësuar se hedhim një hap konkret dhe nga ana tjetër jemi të bindur se në varësi të cilësisë së këtij studimi do të prezantojmë bashkërisht këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i investimeve”, tha Rama.



8 Comments

  1. Fuqishem!

    Besoj nga 2100 do perfundoj. Te shpresojme qe Pfizer te nxjerr ndonje ilac per te rritur jetegjatesine.

  2. Eshte qe eshte mashtruea i lindur e i talentuar…. Pse nuk e ngre ne institucion?
    Mund te hape Ministri Mashtrimi ose Akademi apo Institut te larte……..

  3. na duhet nji hekurudh se do eksportojm mut nga durrsi dhe do importojm shurr nga prishtina. me te tjerat merret Serbia.

  4. Te ndertojme hekurudhen Beograd – Durres, e po na doli Koha shofim e bejme per ate Prishtine Durres. Jemi i vetmi vend ne Europe qe nuk ka hekurudhen por kemi aeroporte.

  5. Ai studim ka shume vite qe eshte bere dhe nuk ka rentabilitet dhe ka kosto shume te larte. Ne nje kohe qe hekurudha shqiptare ka falimentuar dhe shumica e shinave jane vjedhur per skrap ky idiot del e mashtron per hekurudha imagjinare.Nqs vertet kerkon te besh hekurudhe bej ato pak km qe te lidhin me Maqedonine qe eshte pjese e korridorit lindje perendim por nuk keni interes

  6. Shume shpejt do lidhemi me Italine me tunel nenujor.Distanca Italy – Albanistan do behet per 10 minuta.Pastaj do fillojme projektet me satelite, anije amfibe ,dhe compiutarizimin e vendit me teknologji te avancuar te vitit 2100.Alienet do na kene zili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *