• |
ide | kryesore

Kërcënonte gruan se do ta vriste, arrestohet 43-vjeçari i armatosur në Laç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimet e Policisë në Kurbin kanë marrë njoftim së në lagjen nr.6 Laç, një person me iniciale A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij me iniciale D.O..

Policia tha se kishte dyshime se ai mbante armë në banesë ndaj menjëherë ka organizuar punën dhe ka shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i A.O.,43 vjeç, banues në Laç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *