• |
ide | kryesore

Vidal luante derbin në San Siro, hajdutët “luanin” në shtëpinë e tij: lamtumirë Mercedes, të paktën shpëtoi Ferrari

-Instant, Sport



Mesfushori i Interit dhe kombëtares kiliane, Arturo Vidal, është mes të grabiturve nga hajdutët që kishin shënjestruar shtëpitë në Comasco. Siç raporton ‘La Provincia di Como’, në mbrëmjen e derbit Milan-Inter, të datës 7 nëntor, disa të panjohur arritën të hyjnë në vilën e Vidal, në Villaggio del Sole, në kodrën rezidenciale të San Fermos, jo shumë larg qytetit, në kohën kur futbollisti ishte larg shtëpisë, duke qenë i impenjuar në San Siro.

Hajdutët duket se kanë vepruar pikërisht në intervalin mes orës 20:45 dhe 21:15, ndërsa zhvillohej derbi i Milanos. Në oborr Vidal kishte një Ferrari 448 Spider, një Brabus Amg G700 të zi, një automjet fuoristradë Mercedes që kushton rreth 400,000 euro, një Volvo XC90, Panda e tij e re jeshile e lehtë 4×4 dhe një Panda të vjetër.

Sipas gazetës, hajdutët u përpoqën të merrnin edhe Ferrarin, por nuk ia dolën, ndaj zgjodhën fuoristradën Mercedes që arritën të vidhnin. Ata kanë thyer edhe xhamin, kanë kthyer shtëpinë përmbys dhe kanë marrë flori dhe bizhuteri. Plaçka që kanë grabitur është veçanërisht e madhe. Karabinierët e Rebbios, që kanë ndërhyrë pasi kanë marrë denoncimin nga lojtari, po punojnë në lidhje me valën e vjedhjeve që ka goditur prej disa javësh atë zonë të banuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *