• |
ide | kryesore

“Firmosën me teken e rakisë para”/ Gaz Bardhi: Mos u besoni sajesave, duan të na përçajnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke i cilësuar të shtrembëruara deklaratat e tij në një studio televizive. Bëhet fjalë për një deklaratë ku Bardhi ka përmendur fjalët e një kryetari dege sipas të cilit shumë nga demokratët nuk e dinë se çfarë kanë firmosur kur u është vënë përpara formulari për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha.


“Po ju dëshmoj një tjetër pohim të një kryetari dege, që është bashkuar me lëvizjen e Berishës, në mbledhjen me 70 kryetarë degësh. Në degën time tha kanë firmosur 60% të delegatëve. Por tha, këto 60% nuk dinë çfarë kanë firmosur sepse iu është vënë një teke raki përpara. Kanë kthyer teken e rakisë dhe kanë hedhur firmë pa e ditur fare, 20% kanë firmosur për hatër se iu është kujtuar që të kemi punësuar këtu, ke qenë drejtor, etj…”, – ka thënë Gazment Bardhi në ‘Real Story’.


Por tani “numri 2” i demokratëve thotë se kjo deklaratë e tij është kepërdorur dhe keqinterpretuar.

“Pas sajesave të ulëta ndaj Kryetarit të PD për gjoja fyerje ndaj anëtarëve të Partisë, prej disa ditëve kanë nisur të njëjtat sajesa ndaj meje, duke më vënë në gojë fjalë që nuk i kam thënë dhe nuk do t’i thoja kurrë për demokratët. Deklaratat e mia janë publike dhe në të njëjtin lajm të sajuar keq, kushdo mund të dëgjojë çfarë kam thënë për të kuptuar që titulli i lajmit është thjesht një gënjeshtër” –shkruan ndër të tjera Bardhi në Facebook që nuk i kursen akuzat për mbështetësit e Berishës.

“Këtë e bëjnë të njëjtët individë që anëtarët e partisë dhe votuesit e Partisë Demokratike i kanë parë vetëm si mundësi për pushtet personal, për të shtuar mirëqenien dhe pasurinë e tyre.

Janë të njëjtët që demokratët e vërtetë, që kanë sakrifikuar për PD pa marrë kurrë asgjë në këmbim, i kanë lënë prej 30 viteve pas derës, në varfëri ekstreme, që nuk iu gjendën kurrë, kur kishin një problem, që i lanë pa ua legalizuar shtëpitë, pa u dhënë hipotekën e banesës, pa u dhënë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, pa u kthyer pronat, që i sillnin vërdallë me muaj apo vite për një vend pune.

Kjo kategori është më e zjarrta për nxitjen e perçarjes mes demokratëve. Jam i bindur se mes nesh nuk do të triumfojë dëshpërimi, hakmarrja, inatet, përçarja” – shkruan Bardhi që bën edhe një herë thirrje për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Po ti Gazmend, cfare bere gjate ketyre viteve, pse nuk na thua? Me kete qe Po beni, jeni kthyer ne paterice te Rames.

  2. Dikush te ka kujtuar t’mos i jepje gojes me shume se çfare i jep menderes !
    Do marresh pergjigjen e demokrateve,me date 11 Dhjetor 2021 !
    Ti vazhdo i qete jeten me djalin e Meidanit,qofshi perhere te lumtur !
    Me Partine Demokratie,jo me !
    Jepni doreheqjen si shoqate qe jeni !

  3. për ta bërë më të plotë paradigmën e jetës së tij, po krijon dhe dy Kuvende të PD, që do t’i japë fund në të vërtetë mbijetesës së PD në skenën politike për disa vite. Këtë po e bën me gjakftohtësi, si një plak i keq që ka vendosur ta mbyllë jetën me inçest brenda familjes së tij politike, duke përdhunuar fëmijën e vet, që dhe ashtu e ka traumatizuar gjithë jetën. Politika imiton karkaterin e njeriut që e ushtron atë dhe Sali Berisha nuk mund të mos përfundonte këtu.

    1. Ti morr i kuq,apo antar i shoqates se Luli Gridares,jeni nje turp i pamase !
      Imagjinoni kur sovrani therret kuvendin,ka demokraci me te madhe ?!
      Jeni keq,u kane ikur bletet nga kosherja,problemi jeni ju jo Sali Berisha !
      Turpi i turpit do t’ju mbuloje si tradhetare te demokrateve,monstra e devijanca njerzore !

  4. O gaz bq kujton se demokratet shiten per nje teke raki ?.Kjo tregon se jeni mbledhur nje grup sorrist qe nuk keni asnje lidhje me demokratet dhe me PD dhe rrini krah hollandezit fluturues qe e shikoni si ju rredhqasin kembet dhe do shkosh ne p..dh te semes ,atje ku keni qene me pare???

  5. O q.r robt ne dore te kujt paska pas rene e perfunduar PD-ja. E paskan patur hak kete fortune te Berishes keto bythqima djem.

  6. me raki apo me konjak PeDja eshte shpartalluar perfundimisht Salih Kari vetem vjen verdalle si pordha neper breke …ne vec shofim gallate me cecenet

    1. Ik mer te qifsha robt, do shohesh gallate pak me vone kur te vishet Ramazani me fustan si gruja Bilalit dhe sic iku Ruci ne Greqi. Bythqim jugosllav!

  7. Kthimi i Sali Berishes ne krye te PD dhe me pas te vendit eshte i pashmangshem dhe vendimtar per fatet e demokracise dhe ecurise se vendit. Shume shpejt Shqiperia dhe shqiptaret do rimarrin veten dhe do i kthehen normalitetit te jetes.

  8. VK, ca pret nga nje Parti bq… gjunaf per ata palla qe i besojne akoma nje partie te tille, po ne fund te fundit, koka ben, koka peson… mire tju behet kur shkuan e i besuan nje komunisti qe gjasme do ju sillte demokracine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu