• |
ide | kryesore

Edi Rama refuzon interpelancën me Bardhin: Të presë me padurim SPAK-un

Lajme, Të fundit
bardhi



Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht se, citoj, “interpelanca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeministrit, zv.kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte te rendesishme te veprimtarise se tyre”.

Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur. Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar, siç priti me shumë durim, për plot muaj, radhën tek salloni i Blendi Fevziut për ta prezantuar këtë zbulim të ububushëm, çka tregon se nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme përveç turravrapit të një shërbëtori ambicioz për të fituar besimin e padronit të ri.

Plus, të treja pyetjet që autori i zbulimit më drejton nuk kanë asnjë lidhje me asnjë realitet faktik. Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant”. Për më shumë, rikujtoj këtu se ç’është në dorën e SPAK-ut, për çfarëdoqoftë e për këdoqoftë, aq më tepër për tim vëlla, nuk është dot në gjuhën time dhe nga ana tjetër, një interpelancë parlamentare, ku gënjeshtrat e thëna publikisht kthehen në pyetje për subjektin e tyre, do t’i njihte çdo gënjeshtari të drejtën e padëgjuar të kërkesës së llogarisë për gënjeshtrat e tij, ndërkohë që rregulli elementar i kësaj bote qëkur njeriu i dalë nga shpella u organizua shoqërisht, e do që gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.

Kështu që nuk është gjëkundi në përputhje as me detyrën, as me shkallën time të tolerancës ndaj ultësisë njerëzore, po as me nivelin minimal të dinjitetit të Kuvendit të ligjvënësve të Shqipërisë, që unë të ul përtokë çmimin e kohës së nevojshme për punët e mëdha e të vogla që kam detyrë të ndjek si i zgjedhur i popullit në drejtimin e vendit, për t’u angazhuar në një ndërveprim verbal me një shkelës mendjelehtë të ligjit e të çdo zakoni të mirë të këtij vendi, një kallzues i sapokallzuar për kallzim publikisht të rremë dhe për çfarë?! Tamam për çështjen për të cilën kam fituar një gjyq për shpifje, me një vendim fajësie për padronin e vjetër të Gazmend B, shtetasin Lulëzim B, siç kam fituar deri më tash edhe 11 gjyqe për shpifje (10 të tjera janë në proces) për të tjera sajesa të ngjashme me të tjerë shërbëtorë të zellshëm si ky dhe me vetë padronin e ri të tij, një tjetër B, ku e ku më famëkeq se sa B-ja i mëparshëm, aspak rastësisht i vetmi ish-president e kryeministër në historinë e Europës, i shpallur Non Grata nga Shtetet e Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

(Vetëm kush e di se si i zvarrisin proceset për shpifje, se ç’raporte mjekësore paraqesin avokatët e tyre kur s’paraqiten, se ç’broçkulla për padijeninë e klientëve të tyre nxjerrin si justifikime, se ç’përpjekje bëjnë para gjykatës për t’ia lënë politikës fajin që ua nxorri gjuhën jashtë kontrollit këtyre gjasmepolitikanësh, e kupton deri në fund se me ç’lehtësi të patregueshme tallen tërë ditën e perëndisë me hallexhinjtë që i votojnë e i dëgjojnë! Gjithësesi padia nr.22 po bëhet gati të shkojë në gjykatë edhe për këtë B-në e B-së së B-së dhe për taksiratin e avokatëve të tij, të cilët do të duhet të marrin të tjera raporte mjekësore, e të japin e marrin me këmbë e me duar përpara gjykatës, për ta vonuar pa e shmangur dot në fund fare shpalljen e fajësisë së klientit të tyre para ligjit, për serinë e shpifjeve në adresën time si mbulues provash, korruptues prokurorësh dhe mbrojtës i një trafikanti droge brenda familjes, ndërkohë që sigurisht, kryesorja në këtë histori paturpësie publike, mbetet patjetër fjala e SPAK-ut lidhur me trafikantin e zbuluar prej këtij njeriu të mbetur në tentativë.)

Dhe meqë jemi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, po e mbyll me fjalët e Kuranit, që thotë se kush shpif është edhe më i dënueshëm se sa vrasësi dhe i paralajmëron flakët e ferrit për shpifësit, më të tmerrshme se për çdo mëkatar tjetër. Sepse të godasësh tjetrin me fjalë të pavërteta është njësoj si të hash mishin e vëllait të vdekur, thotë Libri i Shenjtë i këtij Muaji të Madhërishëm.



10 Comments

  1. O evil dil nç interpelancë se e paske krejt të lehtë meqë Bardhi shpifka dhe qenka më i dënueshëm se sa vrasësi sipas kuranit!

    1. o Kopili Anetes po nqs qenkan shpifje pse se pranon Komisionin Parlamentar se me kete rast Bardhi me shpifjet e tij do degjenerohet live ne publik. Keq e me keq po te vete puna o kellire e droguar!
      Ngordhja si Kadafi do te zere do te dale shpirti ne nje kanal muti!

    2. po po i dike ti fjalet e KURAN-it prandaj i mbroje si te pafajshem Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Vangjush Dakon, Tom Doshin, etj etj

  2. Të dashur miq!

    Sot Edi Rama, me skapistët e tij që mbrojnë çdo krim, ka shuar çdo shpresë te shqiptarët se ata mund të votojnë të lirë. Ka shuar çdo shpresë te shqiptarët se ata mund të gjejnë të drejtë në këtë vend. Ka shuar çdo shpresë te shqiptarët se ata mund të gëzojnë pasuritë e këtij vendi.

    Çdo ditë dalin skandale që tejkalojnë imagjinatën.

    Këto ditë u rikthye përsëri në skenë Olsi Rama, si bashkëpunëtori ndër më aktiv i grupit të Xibrakës. Me fakte, me dokumente, të gjitha të provuara. E provuar se Olsi Rama drekonte dhe darkonte me Genci Xhixhën, Gentian Gjonajn, Ermal Hoxhën e të të tjerë. E provuar dhe e faktuar se me makinën e tyre, me makinën e grupit të drogës, Olsi Rama ka kaluar kufirin 18 herë. Ka hyrë në Shqipëri dhe ka dalë jashtë 18 herë.

    E faktuar se ditën e arrestimit të dështuar të grupit, ai ka kaluar kufirin me makinë pa targa në Morinë. E faktuar se Genci Xhixha, kryetrafikanti me bazë në Kubë ishte paditur nga organet ligjzbatuese gjatë qeverisjes sonë për larje parash, bashkë me nënën e vet, bashkëpunëtore e afërt e Edi Ramës.

    Të gjitha këto janë të faktuara, por megjithatë prokurorët e partisë injoruan të gjitha këto dokumente. I fshehën këto dokumente, nuk i çuan në gjykatë këto dokumenta, dhe ai shkoi në dosje si bashkëpunëtori i paidentifikuar.

    Olsi Rama, të kemi identifikuar ne dhe gjithë Shqipëria. Ti je një trafikant kriminel dhe do marrësh atë që meriton bashkë me vëllanë tënd që të mbron.

    Të dashur miq!

    A mund të ndodhë që me firmë dhe vulë kryeministri t’i falë me një euro, 37 mijë metër katrorë tokë, vëllait të vet?

    A mund të ndodhë t’i falë kazerma me një euro, në një kohë kur ish-pronarët, kur kanë marrë tokën e konfiskuar 60 vite më parë, për vjetërsinat e diktaturës, kanë paguar 800 mijë, kanë paguar 500 mijë, kanë paguar 1 milion dhe më shumë dollarë, në mënyrën më të padrejtë, por ligji ai ishte.

    Të dashur miq!

    A do presim ne, që ndaj Olsit të veprojë drejtësia, që ndaj Edi Ramës të veprojë drejtësia? Do ishte qesharake po të prisnim ne. Drejtësinë duhet ta bëjnë qytetarët, qytetarët, qytetarët!

    Të dashur miq!

    Shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.

    Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11. Të gjithë në protestë.

    A ka poshtërim më të madh për Tiranën?

    A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin.

    Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është.

    Të dashur miq!

    Këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.

    Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës, se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës. Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.

    Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.

    Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia.

    Belindi e kapi me hotel në dorë, me vjedhje në dorë. Sulm kundër tyre për dinjitetin e Tiranës, për dinjitetin tuaj. Sulm gjer në fitore!

    Miqtë e mi!

    Një rrjet drejtorësh që bënin tendera për ndërmarrjet e tyre, që i fitonte tenderat e bashkisë ndërmarrja e tyre, siç donin ata vetë, që ndërtonin hotele në Durrës dhe Dhërmi. Një rrjet i tmerrshëm merimange, haptas padronë, pa dorashka, pa asgjë.

    Në sulm, në sulm, në sulm! Në sulm!

    Olsi Rama, hiq dorë nga 37 mijë metrat, se atje do e kesh popullin edhe ti. Hajdut! Në qoftë se populli nuk e merr në dorë, a e keni vënë re ju se çdo ditë Edi Rama poston grabitjen 4 miliardëshe në Portin e Durrësit.

    Demokrate dhe demokratë të Durrësit, në këmbë në mbrojtje të pasurisë së Durrësit. Ora nuk pret, ora na thërret të përballemi me hajdutët që po e shkatërrojnë Shqipërinë.

    Miqtë e mi, një demokrat më thoshte se hoteli në Durrës është i Olsi Ramës dhe Erion Veliajt. I them unë: a ke ndonjë dokument për këtë punë?

    Dëgjojeni mençurinë e tij. Dokument me shkresë nuk kam, por kam qenë aty dhe më kanë thënë punëtorët.

    E dyta tha, po injorojnë edhe punëtorët. Po si ka mundësi, tha, cili është ai kryeministër në botë që mund t’i japë status strategjik një njeriu me një ndërmarrje me një punëtor, pa bilanc të ndërmarrjes së tij. Atëherë ai e bën për veten e vet.

    Të fillojmë pra të premten, të mbështesim aleancën fitimtare. Çështja e teatrit është kauza e fitimtarëve. Nuk braktiset kurrë!

    Por këto që dëgjojmë, këto që shohim janë absolutisht kazus për të gjithë mosbindjen civile dhe betejën fitimtare tonë.

    Erion o horr, mos u duk më në bashki. Jep dorëheqjen menjëherë!

    Së fundmi miqtë e mi, dy fjalë për ata të cilët më falni, po nuk dua t’i fyej, por bëjnë gjithë ditën Skap, Skap, Skap, e kuptoni vetë ju.

    T’ju pyes njëherë një gjë o zotërinj që u ka ngelë Skapi në gojë, më thoni pak: këta drejtorë a nuk janë një grup i organizuar kriminal? A nuk janë një organizatë e organizuar kriminale? A nuk kaluan paratë e drejtorive tuaj tek sipërmarrja 5D? Janë apo nuk janë ju që thoni bëri punë Skapi.

    Skapi nuk bëri punë, por bëri poshtërsi. Se Skapi duhet t’i akuzonte ata për grup të strukturuar kriminal.

    Po a e dini pse nuk i akuzon dot? E dini pse? Se do thonë ata që hoteli është i Lal Vjedhësit, nuk është i imi. E dini se ç’do thonë: atë statusin e investitorit strategjik e pagoi Lal Vjedhësi me dy-tre kate dhe te Rama.

    Tani t’i pyesim pak skapistët e Edi Ramës: Po ju o zotërinj, a keni marrë në atë hotel ndonjë dhomë a ndonjë gjysmë kati që silleni në këtë mënyrë?

    Turp të keni!

    Turp të keni!

    Turp të keni!

    Duke e mbyllur, edhe njëherë ftoj shqiptarët ditën e premte tek bashkia. Çlirimi i saj nga hajdutët, llumi, fundërrinat, rikthimi i bashkisë te qytetarët.

    Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos i prit aty qytetarët.

    Fitore, fitore, fitore!

    Rroftë protesta, rroftë mosbindja civile.

    Rroftë fitorja!

    Të premten në ora 11:00, të gjithë të mbështesim aleancën për dinjitetin, aleancën për qytetin, për teatrin, kundër vjedhjes

    Aleancën e fitores!

  3. Karoministri thote: “Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar,”.
    Mire shume do beje po te prese, por ka nje problem. Duke qene se SPAK ne njefare menyre e ka “rregulluar sistemin elektrik” kam pershtypjen qe ka per ta djeg llampen, keshtuqe mos prit te ndriçohesh

  4. Nuk pjerth Neroni narkoman e neurotik per asgje.
    I ka dëbuar njerezit me dinjitet…
    Kush ka ndënjure aty per te rezistuar…
    Burgoset syrgjynoset dhe poshterohet nga larot dhe buçet që kontrollojnë çdo qelizë te narkoshtetit me urdhërime e diktime direkt nga bastardi i monstres së urryer kristaqo përdhunuesi……. qe vari ne litar poetin Havzi Nela në 1988.
    Votëshitësit mazokistë e kanë pakë çingijen e gjatë….
    Aty meritojnë një monstër si kimi xhuxhi gjakatar e pervers i shpelles se korese veriore.
    Populli pervers meriton një satrap pervers që ta çfarosë dhe te sjelle skllever te tjere nga himalajet nepal baglandesh hindu xhunglat e sumatres dhe krejt afrikanët e stërvjedhur e perdhunuar nga tjerë satrapë sí puna e ketijë rameshurres qe nga Babilonia lashtë dhe deri sot.

  5. Kur flet per Kuran edhe ky qe akuzoi babain e vet se i kishte q… gruan. Vaj medet. Bande hajdutesh. E ju pyesni pse po ikin njerezit. Po rrihet me keta? Ketu do mbeten vetem hajdutet e trafikantet e droges. Te paret do u shesin te dyteve apartamente te shtrenjta, kera do ua kthejne duke u shitur droge. Ky vend grope ka qene, po keta ja hapen gropen edhe me te thelle

  6. Interpelancat
    1. Interpelancë është kërkesa me shkrim drejtuar
    Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit ose çdo anëtari tjetër të
    Këshillit të Ministrave, për të marrë shpjegime për motivet,
    synimet dhe qëndrimin e Këshillit të Ministrave ose lidhur me
    aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së tyre. Interpelanca
    i paraqitet Kryetarit të Kuvendit, i cili vë në dijeni menjëherë
    anëtarin e Këshillit të Ministrave, të cilit i drejtohet kërkesa
    për interpelancë.
    2. Interpelanca bëhet nga çdo deputet ose grup
    deputetësh.
    3. Interpelancat, me përjashtim të rasteve kur në këtë
    Rregullore parashikohet ndryshe, paraqiten në Kuvend çdo të
    martë deri në orën 1400. Ato parashikohen të zhvillohen në
    seancë plenare, si rregull, në tri të hënat pasardhëse nga data
    e paraqitjes.
    4. Nuk mund të zhvillohen në të njëjtën seancë plenare më
    shumë se dy interpelanca të paraqitura nga i njëjti deputet
    ose grup deputetësh.
    5. Deputeti, që ka paraqitur interpelancën, ka të drejtë ta
    shpjegojë atë jo më shumë se 7 minuta dhe pas deklarimit jo
    më shumë se 20 minuta të anëtarit të Këshillit të Ministrave,
    të cilit i është drejtuar interpelanca, të shprehë për jo më
    93
    shumë se 15 minuta arsyet nëse është i kënaqur ose jo me
    përgjigjen e dhënë. Pas përfundimit të fjalës së deputetit, ka
    të drejtë të flasë ministri dhe pas tij deputeti që ka paraqitur
    interpelancën për jo më shumë se 3 minuta secili.
    Neni 97
    Interpelancat për çështje urgjente
    1. Një kryetar grupi parlamentar ose 7 deputetë mund të
    kërkojnë zhvillimin e një interpelance për çështje urgjente.
    Çdo kryetar grupi parlamentar nuk mund të kërkojë më
    shumë se një interpelancë për çështje urgjente për një muaj
    dhe çdo deputet nuk mund të nënshkruajë më shumë se një
    interpelancë të tillë për një muaj.
    2. Interpelanca për çështje urgjente,sirregull, depozitohet
    në Kuvend jo më vonë se ditën e hënë në orën 1400 dhe ajo
    zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës në një nga seancat
    plenare të javës në vijim.
    3. Për interpelancat për çështje urgjente zbatohet neni 96
    pika 5 e kësaj Rregulloreje.
    Neni 9

  7. Interpelance JO
    Komisione hetimore JO
    A zbatohen vendimet e Gjykates Kushtetuese JO
    A nuk jane antikushtetuese keto o i gjati ine ? A nuk quhet grusht shteti kur nuk zbatohet kushtetutshmeria ?
    Investitor strategjik PO
    PPP me leket e shtetit PO
    Rruge te florinjta PO
    Vjedhje e grabitje pa fund PO
    Shitje te trojeve Shqiptare PO
    A nuk je per ne burg o i gjati ine ?
    Pooooooooooooooooooooooooooooooo ……………… do vije edhe dekiku yt o matrapaz e xhepist i rendomte , prit tik – takun . Laku po te ngushtohet , ke per te vjell gjithçka dhe shume shpejt o antishqiptar dhe funderrine e njerezimit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *