• |
ide | kryesore

“Pështyu në dorë dhe më kapi të pasmet”: Policia identifikon personin që ngacmoi seksualisht gazetaren

-Instant, Sport



Policia ka identifikuar tashmë tifozin, i cili pas ndeshjes Empoli-Fiorentina të 27 nëntorit, ngacmoi seksualisht gazetaren sportive Greta Beccaglia, që ishte në transmetim direkt. “Në fillim pështyu në dorë e pastaj më qëlloi në të pasmet aq sa më dhembi”, ka thënë ajo në lidhje me njeriun me kapuc që e preku në vendet intime. Ai është një 45-vjeçar banues në Ankona. Komisariati i Empolit ka kombinuar pamjet e marra në televizionin toskan me filmime të tjera si dhe me videosurvejimin e objektit sportiv.

Në ditët në vijim gazetarja mund të dëgjohet në polici si palë e ofenduar. Falë denoncimit, kanë bërë të ditur nga policia, do të jetë më e lehtë të identifikohen edhe tifozët e tjerë që kanë ngacmuar gruan, në të njëjtën rrethanë, jashtë stadiumit Castellani, në anën e daljes së tifozëve viola. Kamerat kanë bërë të mundur filmimin e përgjegjësit për ngjarjen e shëmtuar teksa kalonte nëpër kthesat e daljes.

Ndërkohë, Shoqata e Shtypit Toskan dhe Gazetarët Sportiv Ttscano – Ussi Group janë gati të ngrenë një padi civile nëse nis një procedim kundër personit përgjegjës. Presidenti i AST, Sandro Bennucci dhe ai i grupit të gazetarëve sportivë, Franco Morabito, shprehën solidaritetin e tyre me Greta Beccaglia dhe përsëritën kërkesën e dënimit për gjestin e pahijshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *