• |
ide | kryesore

Vrasja e ish-deputetit Pashk Ujka në Shkodër/ Hetim borxheve dhe e kaluara si kryetar komune në Velipojë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Pashk Ujka, ish-deputet i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetar i Komunës së Velipojës është ekzekutuar me një pistoletë me silenciator mbrëmjen e të hënës në Shkodër. 64 vjeçari ishte pranë shtëpisë së tij në një lulishte të qytetit me bashkëshorten, duke ecur. Kjo ka thënë në polici se nuk ka dëgjuar gjë në momentin e ekzekutimit kur ka parë të shoqëin që është rrëzuar në tokë.


Ekzekutimi ndodhi rreth orës 18:00 në lagjien “Vasil Shanto” në qendër të Shkodrës, kur Pashk Ujka është qëlluar me plumb pas shpine.


Duke përfituar nga errësira, vrasësi është larguar pa lënë asnjë gjurmë.

Dyshimet e policisë kanë të bëjnë me dy shkaqe të vrasjes. Pista e parë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite.

Ndaj 64-vjeçarit është bërë disa herë atentat, madje ka rënë pre e dhunës nga persona të tjerë. Disa vite më parë mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së tij. Dy herë Pashko Ujka është goditur fizikisht. Fillimisht u dërgua në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi paraprak i Policisë së Shkodrës për ngjarjen:

Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./Lapsi.al

3 Comments

  1. për ta bërë më të plotë paradigmën e jetës së tij, po krijon dhe dy Kuvende të PD, që do t’i japë fund në të vërtetë mbijetesës së PD në skenën politike për disa vite. Këtë po e bën me gjakftohtësi, si një plak i keq që ka vendosur ta mbyllë jetën me inçest brenda familjes së tij politike, duke përdhunuar fëmijën e vet, që dhe ashtu e ka traumatizuar gjithë jetën. Politika imiton karkaterin e njeriut që e ushtron atë dhe Sali Berisha nuk mund të mos përfundonte këtu.Nje shpellkare me pak nga ata te salihut I vrare nga te tjere shpellkare

  2. Ishalla terheq kemben per te tjeret, kryetare e ish-kryetare komunash e bashkishe qe e shkaterruan kete vend. Ne fund kete fat pacin edhe deputete e ministra deri ne Surrel e Vicidol

  3. Ne Shkoder e dine te gjithe kush dhe pse u vra, perveç Gledis Nanos she edi Rames sigurisht. Ndersa ty o i pa emer qe je dhe i pa burre te qifsha librin e shpise dhe burrat e fisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu