• |
ide | kryesore

Përdorën dokumente false, arrestohen dy persona në portin e Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit

Dy persona janë arrestuar nga policia kufitare në portin e Durrësit. Mësohet se janë prangosur A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë. Arrestimi i tyre është bërë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.


“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit:


A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 karta identiteti dhe 2 leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara,” njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu