• |
ide | kryesore

12- vjeçarja u dogj në banesë, Bashkia Dropull i jep familjes 1 milion lekë ndihmë

-Instant, Arkiva, Lajme



Bashkia e Dropullit akordon 1 milionë lekë të reja për familjen e Irakli Ndriços pasi më 28 nëntor vajza e shtëpisë Krisanthi Ndriço 12 vjeçare, humbi jetën si pasojë e asfiksisë së shkaktuar nga zjarri i rënë në banesën ku jetonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dervician, ndërsa vajza ndodhej në shtëpi me të atin në momentin që ka rënë zjarri në shtëpi.

Mësohet se 12 vjeçarja ishte me çrregullim të spektrit autik. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë, vajza u fut në tualet për t’i shpëtuar flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes, babai e gjeti vajzën të asfiksuar. Fqinjët flasin të dëshpëruar për ngjarjen e rëndë.

49 vjeçari Irakli Ndriço pësoi djegie të shumta në trup. Ai u dërgua nga fqinjët në spitalin e Gjirokastrës. Fatmirësisht ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut pas ndërhyrjes së parë në repartin e reanimacionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *