• |
ide | kryesore

Shorti për KED/ U zgjodh sot kryetari dhe anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të premte janë zgjedhur në ambientet e presidencës anëtarët e rij të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbehet nga 10 anëtarë të përhershëm dhe 6 anëtarë zëvendësues. Ata u zgjodhën të gjithë me short, pak momente më parë. Gjyqtari Sokol Binaj do të jetë kryetari i ri, i cili do të zëvendësojë Elvis Pupen. Binaj u zgjodh nga hedhja e shortit me gogla dhe vjen nga radhët e Gjykatës së Lartë.

Ashtu siç e parashikon ligji, drejtimin e KED e kryen një anëtar i Gjykatës së Lartë dhe si përfaqësues i saj u zgjodh pikërisht Sokol Binaj. Ndërkohë Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë me këta anëtarë nga 1 janari i vitit 2022 deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Anëtarët e KED

Nga Gjykata Kushtetuese, anëtarë të përhershëm

1-Marsida Xhaferllari
2-Elsa Toska

Nga Gjykata Kushtetuese, anëtar zëvendësues

1-Altin Binaj

Nga Gjykata e Lartë, anëtar i përhershëm i KED

1-Sokol Binaj ( merr edhe postin e kryetarit të KED)

Nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues

1-Sandër Simoni

Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtare e përhershme

1-Anila Leka

Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtari zëvendësues në KED

1-Thoma Jano

Nga Gjykatat e Apelit, anëtarët e përhershëm

1-Edlira Petri
2-Enton Dhimitri

Nga Gjykatat e Apelit, anëtari zëvendësues

1-Ridvan Hado

Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm

1-Arta Marku
2-Edien Kapo

Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtari zëvendësues

1-Genti Xholi

Nga Gjykatat Administrative, anëtar i përhershëm

1-Klodiana Mema (Veizi)

Nga Gjykatat Administrative, anëtar zëvendësues

1-Erarbër Madhi



1 Comment

  1. Pse po vazhdonte të mbahej në Bllok Saliu, një dhëndër serb? Pse nuk po shpallej edhe ky ‘armik i futur nga shërbimi sekret serb’, siç ishin shpallur të tjerë më parë? Nga cila anë ishte drejtimi i ‘oksigjenit’ për Berishën?, Oksigjeni vinte nga shërbimi sekret serb ku kishin shërbyer familjarët e Berishës drejt Bllokut? Apo nga blloku i Tiranës drejt Beogradit? Apo Liljana dhe djemtë e Tropojës në Tiranë kishin aq shumë fuqi sa të bënin zëro një histori të tërë të PPSH me ‘spiunët e UDB’? Si u vu ky njeri në krye të Partisë Demokratike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *