• |
ide | kryesore

Rafineria për skrap/ Si i përpunoi PS naftëtarët e uzinës së Ballshit para zgjedhjeve

Arkiva, Kryesore, Lajme

Gjatë ditëve të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri Edi Rama u shfaq në Ballsh duke ecur përmes bulevardit kryesor, në anë të të cilit ishte hapur kanali për ujësjellësin e ri dhe parashikohej ndërtimi i shëtitores së re pedonale.


Zyrtarët lokalë i flisnin Ramës për korsinë e re të biçikletave, por në sfond shihej qyteza e lënë pas dore, me pak banorë që bënin sehir nga parvazet e kafeneve në anë të trotuareve të shqyer, ku fasadat e reklamave ngriheshin si mekanizmat e dalë boje, të një kohe që kishte ndalur.


Rilindja Urbane ishte për Ballshin si makiazh mbi një jetë të mbetur në fije të perit, gjysëm të vdekur dhe gjysëm të gjallë. Sepse në fije të perit ishte zemra e qytezës, rafineria e naftës, të cilën Edi Rama e shmangu, për të shmangur premtimet që nuk i mbante dot më gjatë fushatës elektorale.

Për vite me radhë, naftëtarët e Ballshit janë gënjyer nga drejtuesit e Partisë Socialiste, që u kishin premtuar shkëlqimin e dikurshëm të industrisë përpunuese të naftës, por ditët e fundit i kanë hapur rrugë çmontimit dhe shitjes për skrap të uzinës.

Dështimi me rafinerinë tani është i prekshëm

Për t’i mbajtur nën kontroll, punëtorëve u është premtuar një pagë minimale për dy vitet e ardhshme. Nëse pranojnë paratë, ç’kuptim ka të protestojnë? Në ndërkohë rafineria do të çmontohet dhe pajisjet do të shiten për skrap duke i dhënë fund shpresës për rimëkëmbjen e industrisë së përpunimit të naftës në Ballsh.

“… punonjesve te uzines u kemi lidhur page minimale per tre vjet, qe te kene kohe te sistemohen ne pune te tjera”, ishte komenti që bëri kryeministri Rama në rrjetet sociale. Për herë të parë, Rama u flet punëtorëve për një rrugë tjetër, që nuk lidhet më me uzinën.

Për vite me radhë ka bërë të kundërtën. Qyteti është mbajtur me shpresa të rreme për rikthimin në punë, sidomos në prag të fushatave elektorale, kur socialistëve u duhej vota e ballshiotëve.

Rama i ofron naftëtarëve një pagë sociale dhe “investitorin serioz”

Para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021

Në nëntor të vitit të kaluar presioni i naftëtarëve ishte në kulm. Burrat dhe gratë që nuk kishin marrë pagat e prapambetura hynë në grevë urie. Historitë e varfërisë qenë të dhimbshme, por kryeministri arriti t’i bindë që ta ndërprenin grevën dhe të uleshin me të.

Nga takimi që pati me ta, arriti një marrëveshje.

Zgjidhja afatshkurtër ishte: pagë 40 mijë lekë neto për një vit. Në planin afatgjatë, Rama nxiti fantazinë e ballshiotëve duke u folur për mundësinë e gjetjes së një investitori tjetër për rafinerinë e naftës.

“Jemi në kontakt me 3 kompani dhe janë komopani të mëdha dhe të rëndësishme” u shpreh ai 5 muaj para zgjedhjeve, duke transmetuar sërish shpresë tek puntorët.

Socialistët fituan në 25 Prill. Tani ka nisur demontimi i uzinës që pajisjet të shiten për skrap.

Lexo edhe: Si ua hodhi Edi Rama naftëtarëve të Ballshit me video-interpelancën

Lexo edhe: “Investitori i ARMO-s serioz” si i gënjeu Rama naftëtarët e Ballshit për rrogat (VIDEO)

Lexo edhe: Gaz lotsjellës naftëtarëve/ I besuan Ballukut, Ballës, Ruçit dhe Ramës për rrogat

Para zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit 2017

Para zgjedhjeve të vitit 2017, qeveria arriti t’i bindë naftëtarët e Ballshit se rafineria do të funksiononte përmes një investitori që kishte dy veçori. E para, se ishte “serioz” dhe e dyta se ishte “amerikan”.

Me ndërmjetësimin e qeverisë shqiptare, në vitin 2016, banka ra dakord ta shiste rafinerinë tek kompania IRTC. Realisht, pas saj qëndronte biznesmeni shqiptar Besnik Sulaj.

Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri i prezantuan atëherë si investitorë seriozë që kishin marrë përsipër shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për naftëtarët.

“Kur ne kemi negociuar me këta investitorë, që dolën më të vendosurit dhe më seriozët për ta çuar këtë punë përpara, sepse kemi pasur gjithfarëlloj takimesh, gjithfarëlloj përpjekjesh, kushti ka qenë që ditën e parë, gjithë këtyre njerëzve siç ia premtova ju në takim, i duhen paguar rroga e prapambetur dhe duhen siguruar”,tha Rama në nëntor të vitit 2016.

Përpara ishin zgjedhjet e vitit 2017. Me rifillimin e punës, Ballshi ra në qetësi. Në qytet kishte edhe shpresë se gjërat ishin në rrugën e duhur.

Por IRTC dështoi të paguante shumën e rakorduar me bankën, sipas kontratës së shitjes. Zgjedhjet e 25 Qershorit të 2017 u fituan nga Partia Socialiste. Rafineria ndërpreu punën. Në ikje, kompania la pas pas rrogat e papaguara për më shumë se një vit dhe disa dhjetëra milionë euro taksa të papaguara.

Naftëtarët dolën në protesta. Në nëntor të vitit 2017 e morën rrugën në këmbë nga Ballshi në Tiranë. Në Ministrinë e Energjitikës gjetën derën mbyllur.

Lexo edhe: Kjo ishte loja/ Qeveria i mbyll derën naftëtarëve: Rrogat kërkojani privatit, jo shtetit!

Lexo edhe: Tentuan të futeshin në rafineri, procedohen penalisht naftëtarët e Ballshit

Para zgjedhjeve të 23 Qershorit të vitit 2013 (VIDEO)

Para vitit 2013, kur socialistët nuk e kishin provuar pushtetin, premtimet qenë më patetike. Ballshiotëve u premtohej kthimi i të drejtave mbi pasuritë nëntokësore për t’ia marrë ato “një grushti kusarësh”. Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe kandidatët e tjerë e kërkuan votën duke premtuar t’i rikthenin naftën punëtorëve të rafinerisë.

Sapo socialistët konfirmuan fitoren, Rezart Taçi pranoi ta shiste ARMO-n e mbytur në borxhe tek Heaney Assets, një kompani offshore e kontrolluar prej drejtuesve të Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit (IBA), që në 2008 pati financuar pjesën më të madhe të blerjes së ARMO-s prej tij.

Kompania offshore Heaney Assets dështoi brenda një viti, ndërsa në vitin 2015, njeriu që qëndronte pas saj, ish-drejtori i përgjithshëm i IBA-s, Xhihangir Haxhijev u arrestua në vendin e tij për një seri mashtrimesh me kreditë, ndër të cilat përfshihej edhe kredia falë të cilës Rezart Taçi bleu ARMO-n.

Pas kolapsit, asetet e ARMO-s u sekuestruan në favor të kreditorëve dhe u shitën në ankand. Rafineria e Ballshit u riposedua nga një bankë private dhe naftëtarët mbetën rrugëve./Lapsi.al

19 Comments

  1. Qytetari digital” ishte një mënyrë për të legjitimuar thashethemet dhe denoncimet anonime si të vërteta dhe për t’i kthyer në kapital politik.

    Pasi u denoncua vetë dhe familjarisht si hajduti më i madh i Shqipërisë dhe minues i demokracisë, atëhere “Qytetari digital” u zëvendësua me “Foltoren”, e cila është një “Qytetar digital” lëvizës nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, kundër SHBA.Taci i salihut do flasi por kur te flase salihu do e perjashtoje nga familja dhe taci do beje nje foltore dhe do kerkoje rikthim prane familjes mafioze te salih karaxhic berisha

  2. O lapsi, ju e dini qe tashme mafja eshte ne veprim per te fshehur gjurnet e krimit dhe korrupsionit se eshte duke ardh Berisha shume shpejt. Kujtuan se ja hodhen bythes me nje non grada alla sorisiane duke fut lulin nen sjetull.

  3. Po tua shesi për skrap tju qi rropt, se janë popull legen që e kanë mendjen vetëm për llafe. Dhe ate uzinë e kane mbajtur Fierakët se ata as brekët e tyre nuk lidhin dot.

  4. Mes të tjerave Stefani shkruan: “E vërteta është se Saliu nuk ka ikur, nuk e ka lëshuar për asnjë sekondë timonin e PD. Dhe nuk do ta lëshojë kurrë. Përralla se “ka ikur” është një farsë e turpshme por dhe pohimi se edhe berishistët e shohin që kohëzgjatja e tij në lidership nuk justifikohet nga asnjë parim i demokracisë… Ai nuk rri në SHQUP që t’i bëjë garniturën e opozitës Ramës. Rri për pushtet. Ditën e rënies nga “fiku” është betuar të punojë 24 orë në 24 orë për këtë qëllim. Ndaj mund të kthehet një ditë i fshehur prapa një tjetër kostumi a fytyre”.

  5. Besnik sulaj (beso taivanit) e shkaterroi ate industri aty se do te beje nje rafineri tjeter ne seman e cila punon me gaz. I percau puntoret e ua futi sa krahu beso bashke me gramoz rucin e edi ramen. Rrini hani qofte e pini raki me ate 400 mij lekshin qe do u jape rama po ua dha dhe ate

  6. Qe Po shitet per skrap uzina e Ballshit eshte nje lajme shume I keq per vendin, sepse ajo eshte aset kombetar. Por qe duhen paguar naftetaret me 3 vite page pa punuar nuk eeshte e drwjte qe me taksat e atyre qe punojne te paguhen naftetaret, nuk Kam asgje personale me ato, sepse ata kane dhene jeten per ate uzine por menyra e vetme eshte qe meqe kane fituar nga 13 paga me gjyq dhe vendim te formes se prere uzina te kaloj ne sekuestro preventive deri ne likuidimin e naftetareve, pastaj shteti e ka me te lehte qe ta veri ne pune, ajo uzine eshte fikur ne kushte pune keshtu qe nuk ka nevoje per shume investim ne remontin e saj, sipas specialisteve duhen 3 deri ne 5 million euro. Keshtu qe edhe ate naftetaret e shkrete punesohen edhe shteti shton te ardhurat nga akciza dhe tvsh,dhe sigurimet e punetoreve por edhe populli e blen naften 200lek me lire. Keshtu qe dalin te fituar te gjithe, kurse tani Po fiton vetem firma qe blen skrapin. Nqs Berisha beri gabim ne 2008 qe e privatizoj atehere edhe Ju Z. Rami do perserisni gabimin e Berishes me keto veprime. Duhet ta ndalosh kete masaker sa eshte heret se nuk mundet qe nje banke te jete pronare e ketij aseti dhe pastaj tja shesi per 9 milion euro nje firme qe merret me mallra ushqimore.

    1. Ja dhe atdhetari komunist po na tregon asetet. Ajo “rafineri” eshte e mbaruar, nuk ben dhe as nuk ja vlen ne ate gend se vetem ndot mjedisin. Punetoret e mire kane ikur. Kane mbetur vetem qylaxhinjte qe as nuk futen ne pune po i ke tek lokali jashte me pace qe ne mengjes. Edhe keto leket jane te teperta per nje kompani qe eshte privatizuar prej 5 vitesh..

  7. O I pa emer, a jam une atdhetar komunist apo jo kete e thua ti, qe dukesh qe je nje ish sigurims 1200leksh, qe I paske ruajtur naftetaret qe rrijne tek lokali jasht, te them te drejten une Kam 12 vite qe nuk jetoj ne Shqiperi dhe nuk e di se ku jane lokalet ti qe rri me radio ne dore mbase e di, por ne TV, Kam degjuar ca Inxhiniere dhe specialiste qe thojne uzina eshte fikur ne kushte pune dhe me 3 deri ne 5 milion Euro mund te behet remont I uzines, une e thash edhe me lart qe ato nuk duhet te marrin page Qyl nga shteti, por meqe e kane me vendim gjykate duhet ti hepen ato qe kane fituar me gjyq. Te bej thirrje mos rri neper cepa godinash duke vezhguar naftetaret por ik boj ndonje pune te paster.

    1. Ti ke 12 vite duke lare pjata dhe flet per asete, ti qofsh! Ik e mos na trego sigurimsat se te ka ngel sahati ne vitet 90…

  8. Ne pergjigje te Z. I pa emer, the qe 12 vite lan pjata, I Nderuar nuk eshte turp te lash pjata se ne fund e merr nje rroge dhe e mban familjen te pakten me buke. Si qytetar jam I detyruar te pergjigjem ne menyren me te qyteteruar, une jetoj ne Kanada jam shkolluar atje dhe te them te drejten punoj ne nje institucion shteteror , jo se eshte turp siç paragjykove Ti te punosh pjata Lares, une kisha fatin dhe faleminderit Zotit, jam ne nje pune ne shtet atje. Te thash edhe me lart jam dakort me Ju kur thoni pse ti paguaje naftetaret shteti kot, por shteti sa I jep per 3 vite rrogen kot me mire ta kishte investuar vete ne uzine dhe ndoshta edhe punetoret do ishin te punensuar aty dhe do e merrnin rrogen ne baze te punes se tyre. Faleminderit

  9. “Luli e Izeti, dëshmitarë kyç të krimeve të Saliut”, poeti e thotë me vargje: “Janë dy nga njerëzit më të afërt, Drejtësia e re i ka të hapura petët e lakrorit”

  10. nuk kthehet më Berisha kjo është versioni i genjeshtrës së tretë historike të PD. E para ishte, në nisje të tranzicionit, se Berisha ishte demokrat dhe solli demokracinë në Shqipëri. Gënjeshtra e dytë qe ajo e hedhur në vitin 2005 se Berisha “ka ndryshuar” se nuk ishte më ai autokrati që i bëri gjëmën Shqipërisë në vitin ‘97. Janë dy gënjeshtra që i kanë kushtuar shumë Shqipërisë. E treta gënjeshtër është kjo e sotmja, se gjoja Berisha ka ikur dhe nuk e drejton më PD dhe se nuk vjen më në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu