• |
ide | kryesore

Shefi i qeverisë së re gjermane: Do të sjell një frymë të re

-Instant, Lajme, Planet



I emëruari për kancelar të Gjermanisë, Scholz bën thirrje për miratimin e marrëveshjes së koalicionit me Të Gjelbrit e liberalët në një kongres të posaçëm të SPD. Javën e ardhshme pritet të betohet qeveria e re gjermane.

“Kjo do të jetë një qeveri me tre parti, që duan më shumë progres për Gjermaninë”, tha kancelari i emëruar, Olaf Scholz në një fjalim të shtunën (04.12.).Kemi tani “shansin që të fillojë një frymë e re në Gjermani”, tha Scholz në Berlin. Një startim i tillë është një rrezik, por kjo “kërkohet dhe është e drejtë, sepse ne kemi një përfytyrim për atë se si duhet të përfundojë me sukses”, citon AFP, kancelarin e ardhshëm. Scholz premtoi, se për këtë të tre partitë e koalicionit do të “bashkëpunojnë miqësisht”.

Sfidat e qeverisë së re

Si sfida të kohës, Scholz përmendi ndryshimin e klimës, me të cilën qeveria duhet të merret. “Ne kemi një përgjegjësi të madhe në Gjermani që kjo të rezultojë pozitive”, tha Scholz. Nuk bëhet fjalë vetëm për uljen e emetimeve të gazrave ndotës, por edhe për të treguar “se si bëhet”. Për këtë koalicioni trepartiak e vë theksin më pak tek heqja dorë se tek “progresi teknik”, tha ai. Si një çështje tjetër qendrore të punës së qeverisë së tij, Scholz përmendi planin për një sigurim bazë për fëmijët, fondin e mbështetjes sociale qytetare dhe zgjerimin e banimit. “Të gjitha këto janë reflektuar në marrëveshjen e koalicionit”, theksoi Scholz. Po kjo vlen edhe për një pagë minimale më të lartë, si edhe progres në trajtimin e barabartë të grave e burrave.

Në lidhje me pandeminë e Coronës, Scholz tha, se ajo duhet “luftuar me të gjitha forcat që kemi”. “Ne duhet t’ia dalim me njëri-tjetrin, që me masa të vendosura të ndërpresim valën e katërt.” “Për këtë kërkohet të bëhen edhe njëherë kufizime. “Sepse nuk jemi vaksinuar të gjithë, duhet ta bëjmë edhe njëherë këtë.”

Scholz kujtoi në kongresin e socialdemokratëve, se  suksesi i SPD-së nuk është aspak i vetëkuptueshëm, por ne “ia dolëm të gjithë së bashku”. Për një kohë të gjatë kancelarin e ofroi CDU, por “socialdemokratët do të kenë kancelarin e ardhshëm të kësja republike dhe kjo është puna jonë e përbashkët”, tha Scholz. Vitet e ardhshme do të bëhet fjalë për një politikë, ku të gjithë në Gjermani të kenë një jetë më të mirë, premtoi Scholz. Vitet e kaluara shumë gjëra u lanë pa u bërë. Kongresi i SPD-së u zhvillua si videokonferencë për shkak të pandemisë./ DW



1 Comment

  1. Duajeni veten me vepra sic e deshironi me zemer shpirt dhe sdo te zhgenjeheni .nese veproni si per veten edhe tjeret kujdes hakun ndaj gjithckaje thotë:

    Vertet kombi gjerman eshte komb vlerash praktike.super inteligjent. Kupton vlerson ndryshon pershtatet.un i jam dorzuar te mallit zot qe ne gjuhen hyjnore quhem musliman per djalin tim pranova deshiren e tije qe per grua te kishte nje vajze gjermane.si ishte miku vajza dhe djali .nisur nga natyraliteti jemi te njejt .duam te miren urrejm padrejtesin .vim nga i njejti burim krijimi sistem funksioni Krijuesi dhe ullzimi ndryshoj.e vetem tek angazhimi. Dajalit ja kam bere te qarta dhe i kupton drejt qendron tek haku.dhe komunikimi mardheniet ne cift qofte dhe si miqesi ishin ne nivelin e pelqyeshem .te knaqur dyja palet saqe me thoshte djali kur shkoj tek miku ne gjermani sa .me shikon ii shkojn lot po ashtu dhe kur ndahem prej tijeme duan jashtzakonisht. Kurse nusja eshte ne nivelin e edukates kultures.sjelljes me ket miqesi jAm i kenaqur..ky eshte kombi gjerman ne pergjithesi dhe ullheqesit e tije qe popullit vet i duan te miren dhe mbajn drejtesi.kur gjermanija doli nga lufta dyt doli totalisht e shkaterruar.cila ishte ndjeshmerija dhe angazhimi ati kombi. Te gjith instiktivisht sollen nga pasurija kursimet mundesit e tyre .angazhimin per te krijuar organizimin e burimeve te sistemeve te jetes.ne gjitha fushat .ne shendetesi ndertimin e sipitaleve .ne arsim te shkollave .ne industri te fabrikave te gjitha u arriten nga fuqija brendeshme kombetare bamirsija.mbasi ne at periull gjermanija urrehej nga te gjith.por dhe gjat ketije shekulli te kaluar nga industrialistet gjerman ne kohera krizash i kan kerkuar shtetit ti taksonte me shum te tejkalonin problemet.keto jan vlerat mallore te zhvilluara praktikisht qe i ka kombi gjerman .qe ZOTI MALLERISHEM keshillon ne Ullzim hyjnor kaq dhe me shum qe ne qe e besojm kemi ngelur tek kuptimi fjala jo veprimi plotesisht.cdo popull ka anet e mira dhe te keqija sikurse individi.nuk dua te flas per minuset.e rendesishme eshte kuptimi reflektimi angazhimi .tani qe ndollemi ne kolaps total global gjermanija. Perseri reflekton energjin e brendeshme te ndjeshmeris per mire dhe reflektimin e saje brenda hapsires evropiane.brenda fuqis mundesis rrethanave.ne kete pike mbetet te them se per momentin te gjith e pranojn bashkimin fuqin si nje burim mirqenje.por fatkeqsisht per te gjith nuk njihen dhe nuk pranohen nga te gjith formatin origjinal te funksionit te .sistemit te organizimit jetes qe ato pretendojne se sistemi i organizimit jetes i nje shekulli te kaluar e beri punen e vet ne formim .zhvillim dhe rendimet pasoj.tani si domosdoshmeri .duhet perqasje qe i pershtatet funksionit te zhvillimit te jetes ne burim dobit qe prollojn zgjillje brenda te drejtes hakut individual dhe kolektiv.pa cenuar lirit dhe te drejtat e asnje kombi si me pare.keshtu ne unitet te brendeshem brenda hapesires se vet behen ndihmes dhe plotesues ne dobi zhvillojn mendimin permes vlerave dhe tjereve ju respektojn te drejtat mbajn marrdhenje reciprociteti sipas nevojes me vullnet te lir pa imponime presione si me pare.keshtu evropa rregullon veten dhe jep mesazh frenimi per gjith ato shtete dhe fuqi qe kan prirje zhvillimi jasht standartit te pershtatjes funksionit te zgjilljeve duke cenuar lirit te drejtet njerzore te cilat shkaktojne prishjen e uniteteve dhe burimeve te zgjilljes prej ku varet ekzistenca jetes mbi tok.e ndryshme nga kjo konkurènca dhe a ngazhimet njerzore pa dobi do þe na terheqin gjitheve drejt nje shkatrrimi total ku gjithcka matet ne kohe sipas vulltetit Zotit.uroj qe te me kuptoni jo paragjykoni respekt per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *