• |
ide | kryesore

Shmanget atentati me eksploziv ndaj presidentit Erdogan

-Instant, Lajme, Planet

Inteligjenca turke njofton se ka mundur të shmangë një atentat me lëndë shpërthyese ndaj presidentit të vendit Recep Tayyip Erdogan. Sipas mediave lokale, policia turke gjeti një bombë të vendosur në një nga makinat që i përkiste një oficeri, që duhet të ishte në detyrë në një takim të parashikuar nga Erdogan.


Bomba me telekomandim u gjet në Mardin dhe ekipet e forcave xheniere arritën ta çaktivizonin atë. Ndërkohë që ka nisur një hetim për gjetjen e personave përgjegjës për këtë akt.


“Ndërsa humbjet e organizatës terroriste rriten, kushedi çfarë më shumë, çfarë rrëfimesh, çfarë tradhtie, çfarë lloj poshtërsie do të zbulohet”, deklaroi Erdogan gjatë fjalimit të tij, duke iu referuar militantëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu