• |
ide | kryesore

Alarmon krijuesja e AstraZeneca: Pandemia e radhës mund të jetë më vdekjeprurëse sesa Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse sesa Covid-19. Ky është paralajmërimi që vjen nga një prej krijuesve të vaksinës AstraZeneca. Prof. Sarah Gilbert tha se duhen më shumë fonde për pandemitë pasardhëse, për të parandaluar pasojat e tyre. Gjithashtu, shtoi se vaksinat aktuale mund të jenë më pak efikase ndaj variantit Omicron.

“Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetët tona. E vërteta është që pandemia e radhës mund të jetë edhe më keq. Mund të jetë më e transmetueshme ose më vdekjeprurëse, ose të dyja bashkë”, deklaroi Gilbert.

“Nuk mund të lejojmë që pas gjithë këtyre që kemi kaluar, të mos kemi fonde për të përballuar pandeminë e ardhshme. Avancimet që kemi bërë, dija që kemi përfituar deri tani, nuk duhen humbur”, shtoi Gilbert.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *