• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia fitore me 10 lojtarë: Latifi shemb Partizanin në Loro Boriçi

-Instant, F1, Sport, Video



Vllaznia vihet në ndjekje të kreut, duke u kujdesur që me 1-0 e marrë në Loro Borici kundër Partizanit e të mbrojtur për 24 minuta me 10 lojtarë, të evitonte rikuperimin e të kuqve, që vinin nga dy fitore radhazi. Kështu, për Brdaric, një fitore shumë e rëndësishme për renditjen e sidomos për moralin, pasi ka marrë tri pikët që e lejojnë të ndjekë Tiranan e Kukësin e njëkohësisht të zbrapsë Partizanin.

Kuqeblutë patën një intensitet të mirë të ndeshjes, krijuan më shumë lojë e raste se Partizani, që u përpoq të gjentë mënyrën për të goditur skuadrën e Brdaric, që ishte vazhdimisht në kërkim të golit. E megjithatë u desh Latifi në minutën e 28 për të vendosur ndeshjen. Të kuqtë jo vetëm nuk arritën të reagonin si duhet, por rrezikuan edhe të fundoseshin në fillimin e pjesës së dytë kur Gurishta goditi shtyllën.

Partizani u zgjua vetëm në fund, kur Krymi la shkodranët me 10 lojtarë duke ndalur një aksion të rrezikshëm të Carës. Por Vllaznia u mblodh në prapavijë dhe arrit të siguronte këto tre pikë të rëndësishme që e mbajnë në podiumin e kampionatit dhe e konfirmojnë si një nga skuadrat pretendente të këtij edicioni. Me fitoren 1-0 ndaj ekipit kryeqytetas Vllaznia ngjitet në 20 pikë, duke vazhdojnë të mbajnë vendin e tretë në klasifikim, ndërsa Partizani ndalet në 15.



1 Comment

  1. fitore me kapje per bluzash,shtrihu ne toke e vono lojen se skishin bythe te luanin futboll Ne pjesen e dyte vetem 7 minuta loje u luajt Ptu ekip malokesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *