• |
ide | kryesore

Ndërron jetë minatori në Bulqizë, dyshimet e para rreth ngjarjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Bulqizë, ku si pasojë ka humbur jetën një minator.

Ngjarja ka ndodhur tek grumbullimi i mbetjeve të fabrikës së pasurimit të kromit.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka pësuar atak, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *