• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për sot, pasdite priten rrebeshe shiu dhe stuhi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kthjellime dhe alternime vranësirash mbizotërojnë të gjithë vendin deri afër mesditës kur reshje të pakta shiu shfaqen në gjysmën perëndimore.

Pasditja dhe mbrëmja fuqizojnë vranësirat duke prodhuar rrebeshe shiu e stuhi afatshkurtra në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten me rreth 4°C në të dy vlerat ditore të cilat do të luhaten nga -2 në mbi 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë gjatë gjithë ditës nga drejtimi jugor dhe për pasojë në bregdet dhe det të hapur pritet dallgëzimi respektiv 4 dhe 6 ballë./a2cnn



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *