• |
ide | kryesore

IGJEUM paralajmëron: Këto qarqe rrezikojnë përmbytje nga stuhia

-Instant, Lajme, Të fundit
reshjet



Prej ditës së djeshme moti në vendin tonë është përfshirë nga rreshje të denduar shiu dhe dëbore. Ndërkohë nisur nga kjo situatë Instituti i Gjeoshkencave në një njoftim të publikuar paralajmëron qytetarët në Jug të vendit për rrezikun si pasojë e reshjeve që pritet që të jenë intensive nga mbrëmja e sotme dhe nesër.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje shumë intensive në qarkun e Gjirokastrës, intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Korçë. Ditën e nesërme në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dheraveNdërsa në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara ditën e nesërme dhe të dielën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *