• |
ide | kryesore

Kamberi: Vulini thotë mendimet e Vuçiçit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin për Reçakun.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se pohimet e Vulinit për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e presidentit Aleksandar Vuçiç. Sipas tij, Vulini i thotë mendimet e Vuçiçit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

“Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e Presidentit Vuçiç. Heshtje që dëshmon se Vuçiçi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiçit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht”, ka shkruar Kamberi. Ai po ashtu thotë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet t’i reagojnë e t’i bëjnë presion Vuçiçit.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiçit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”, ka thënë Kamberi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *