• |
ide | kryesore

Yuri Kim reagon për vizitën e Escobar/ Ku e vë theksin ambasadorja amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Yuri Kim ndjek të njëjtën linjë. Në reagimin për vizitën e djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Grabiel Escobar në Shqipëri, ambasadorja kujton se zyrtari i lartë vendosi theksin luftës kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit e përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorja nënvizoi, se mirëpret rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në shumë fusha, si në integrimin rajonal, çështjet ndërkombëtare, në NATO, por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku Shqipëria është anëtare.


Lexo më tej: Vizita e Escobar/ Pse Bashës nuk i mjaftojnë përkëdheljet e amerikanëve në prag të 11 Dhjetorit 

“Gjatë vizitës së tij 12/9 në Tiranë, Zëvendës Asistent Sec Escobar falënderoi për partneritetin e tij të fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë për anëtarësimin në BE. Ai nënvizoi fokusin në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Ne presim me padurim forcimin e marrëdhënieve: rritjen e bashkëpunimit tonë të mbrojtjes si aleatë të #NATO-s ; krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime; duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022.” – shkruan në Tëitter Yuri Kim.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu