• |
ide | kryesore

Rrjedha e lumit merr përpara banorin e një fshati në Berat, pas tij futen zjarrfikësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 57-vjeçar i identifikuar si Fuat Topi ka rrezikuar që të mbytet në lumin Osum. Burri nga fshati Veterrik ra në ujë dhe ishte në rrezik për jetën pasi rrjedha e lumit e kishte marrë përpara. Alarmin për rrezikun ndaj banorit e dhanë të afërmit e tij.

Pas tij, janë futur në ujë dhe zjarrfikësit të cilët gjithashtu kanë ngecur për shkak të prurjeve të mëdha të lumit. Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmosferike, shiu i pandërprerë dhe shtimi i prurjeve të lumit ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të Repartit Zjarrfikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *