• |
ide | kryesore

Vjedhje dhe dhunë fizike ndaj të miturve, 8 të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Tetë të arrestuar dhe 5 persona të shpallur në kërkim nga policia e Tiranës të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se bë pranga ka rënë një një 44 vjeçar i cili ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe 7 qytetarët të tjerë të akuzuar oër vjedhje dhe për mosbindje ndaj punonjësve të policisë.

“Vihen në pranga 8 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Xh. F., 20 vjeç pasi nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policise;

– R. Z., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në

Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në

Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. B., 42 vjeç, pasi Gjykata e  Apelit Gjirokastër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 42-vjeçari ju dorëzua DVP Gjirokastër për veprime të mëtejshme.—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Xh., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

– A. Sh., 32 vjeç, B. G., 39 vjeç dhe E. T., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

—-

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit A. M., 22 vjeç dhe P. N., 60 vjeç për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;

– M. B., 34 vjeçe dhe N. D., 47 vjeçe, për veprën penale “Kanosja”;

– A. M., 43 vjeç, për veprën penale “Organizmi i llotarive të palejuara”.—-

Në rrugën e “Ullishtes”, te “Liqeni i Thatë”, në banesën e shtetases Z. D., 44 vjeçe, një person i paidentifikuar ka vjedhur një sasi parash.

Në bulevardin “Zogu i Parë”, në agjensinë në pronësi të shtetases F. H., 37 vjeçe, një person i paidentifikuar ka vjedhur një sasi parash.

Në rrugën “Arkitekt Kasemi”, në dyqanin në pronësi të shtetasit F. B., 42 vjeç, një person i paidentifikuar ka vjedhur një sasi parash.—-

Më datë 11.12.2021, shtetasi D. Th., 31 vjeç ka kallëzuar se në rrugën “Foto Xhavella”, gjatë natës, i kanë vjedhur mjetin e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.—-

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *