• |
ide | kryesore

Takimi për Ballkanin Perëndimor në Londër, Lajçak: S’ka alternativë tjetër për rajonin veç integrimit në BE

-Instant, Arkiva, Lajme



Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i sotëm në mes të Mbretërisë së Bashkuar, BE-së, SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor ka qenë i dobishëm.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk ka alternativë për rajonin, përveç integrimi në BE. Ai shtoi se është i gëzuar që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit.

“Takimi shumë i dobishëm në mes të Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian, SHBA-së + Ballkani Perëndimor në Londër sot. Nuk ka alternativë tjetër për rajonin, përveç integrimi në BE. Mirë që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, shkroi Lajçak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *