• |
ide | kryesore

Zanetti nuk impresionohet nga shorti: “Liverpool? Ne jemi Inter”

-Instant, Sport



Pas gabimit të bërë nga UEFA, që solli rihedhjen e shortit, fati nuk u buzëqeshi zikaltërve, të cilët gjejnë në letër një nga kundërshtarët më të vështirë të historisë: Interi duhet të përballet tani me Liverpool të Jurgen Klopp. Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti ka dhënë mendimin e tij mbi shortin e Champions League: “Inter ka munguar për një kohë të gjatë dhe rikthimi në 1/8 e kompeticionit më të rëndësishëm për klube është një rezultat i mrekullueshëm. Liverpool është një ekip i madh, por ne jemi Inter dhe duhet ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Historia jonë nuk është më pak se historia e tyre.”

Skuadra e Simone Inzaghit, e cila e përfundoi grupin në vendin e dytë, ndeshjen e parë do e luajë në San Siro më datë 16 shkurt. Aktualisht skuadra zikaltër ndodhet në vendin e parë në Serie A pas 17 javësh kampionat. Pavarësisht largimeve me peshë si Hakimi apo Lukaku, Inter duket se po e mbron në mënyrën më të mirë titullin kampion e Zanetti nuk mund të mos jepte vlerësimin e tij për punën që po bën Simone Inzaghi në krye të zikaltërve: “Fitimi i titullit kampion vitin e kaluar na ka bërë të vetëdijshëm për pikat tona të forta. Ky është një ekip me alternativa që trajneri po i shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka ende punë për të bërë, por kjo është mënyra e duhur. Skuadra po luan një futboll të mirë dhe rezultatet po e tregojnë këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *