• |
ide | kryesore

Bie zjarr në Qendrën Botërore të Tregtisë, të paktën 100 persona të bllokuar

-Instant, Lajme, Planet



Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta në Hong Kong. Sipas Ansa.it. Të paktën njëqind persona janë bllokuar në Qendrën Botërore të Tregtisë në Hong Kong. Mediat vendase raportuan se tetë persona u shpëtuan dhe u dërguan në spital, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e godinës ku ka ende dhjetëra persona në nivelet e poshtme të qendrës tregtare.

Zjarri ka rënë në katet e poshtme të ndërtesës 38-katëshe të Qendrës Botërore të Tregtisë, ndërkohë që deri në këto momente 300 persona janë evakuuar.Të paktën 15 autoambulanca u dërguan në vendngjarje dhe tetë persona u transportuan në spital në, thanë zyrtarët e përfshirë në operacionet e shpëtimit, pa dhënë informacione për gjendjen e tyre.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ndërtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *