• |
ide | kryesore

Basha: Berisha po udhëheq lëvizje dumbabiste për t’iu imponuar demokratëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha refuzoi kategorikisht se ka krizë brenda selisë blu. Në emisionin “Open”, Basha e konsideroi lëvizjen për rithemelimin e partisë nga ish-kryeministri Sali Berisha si “lëvizje dumbabiste”, duke iu referuar kryengritjes së Haxhi Qamilit në 1914 për të anulluar Pavarësinë e Shqipërisë dhe që Perandoria Osmane të merrte sërish kontrollin e vendit tonë.

“Jo, nuk ka krizë legjitimiteti brenda Partisë Demokratike, ka një krizë legjitimiteti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë cilësuar non-grata, ka një vendim të Partisë Demokratikë, timin si kryetar i Partisë Demokratike, për pezullimin e tij nga grupi parlamentar dhe ka një lëvizje të Sali Berishës për tiu imponuar demokratëve me një lëvizje dumbabiste dhe për të marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Basha.



1 Comment

  1. Ti udheheq levizje DumHumbje-iste . Kuptohet ti paguhesh per ate, antaret ata qe te kane lene dhe kuptuar paguajne faturen tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *