• |
ide | kryesore

Pengmarrje në Athinë/ I bastisën shtëpinë, e lidhën dhe kërkuan para nga prindërit për ta liruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy të huaj të moshës 33 dhe 37 vjeç janë arrestuar, në Athinë, nga policia, për vjedhje në bashkëpunim, dhunë dhe rrëmbim.

Mediet greke raportojnë se 2 autorët hynë në shtëpinë e një 23-vjeçari dhe pasi e neutralizuan, i grabitën para. Por nuk mbaron me kaq.

Duke përdorur dhunë, hajdutët e lidhën me tel 23-vjeçarin dhe i kërkuan të telefonojë prindërit që të bëjnë gati një shpërblim në kërkim të lirimit.

Pas thirrjeve të 23-vjeçarit për ndihmë, banorët e zonës kanë njoftuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një copë teli, shufër metalike 86 cm e gjatë dhe një shufër druri 71 cm e gjatë. Raportohet se ngjaraj ka ndodhur më 13 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *