• |
ide | kryesore

Plagosja në dhomën e hotelit/ Kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim, nuk tregoi krimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar 32-vjeçarin Tefik Shehu, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen që ndodhi brenda hotelit disa ditë më parë në Durrës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasit me inicialet T. Sh., Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. 20-vjeçari që mbeti i plagosur është identifikuar si Arni Sulejmani dhe e ka marrë plumbin në zonën e Brrylit. Ai është qëlluar dhe plagosur nga 26-vjeçari Markeljan Beqiri, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe ndodhet ende në arrati. Policia tha se në pranga kanë rënë Anxhela Brisku dhe Enver Hysenaj.

22 vjeçarja Anxhela Brisku akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”, pasi sipas policisë, kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit. Ndërkohë Enver Hysenaj, 66 vjeç, akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen Anxhela Brisku, ndërkohë që ka pasur dijeni për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *