• |
ide | kryesore

Rama: Nga 1 janari nuk do të ketë më sportele, shpërblimet merren online

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë se nga 1 janari 2022 nuk do të ketë më sportele. Në një takim me qytetarët në Lezhë, kreu i qeverisë tha se me sistemin e ri shërbimet do të merren online.

Rama vuri theksin te platforma e Bashkëqeverisjes. Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të ankohen te “Shqipëria që duam” nëse nuk marrin shërbim.

“Sot nuk ka nevojë për sportel as në Hipotekë. Duke filluar nga 1 janari do ti mbyllim të gjitha sportelet. Siç na erdhi pandemia që nuk na pyeti dhe të gjithë shfrytëzuan e-Albania, kështu do të bëjmë edhe me sportelet. Është fatkeqësi që ndërkohë kemi këtë mekanizëm dhe të presim. Dhe kostoja të jetë e madhe.

Me këtë sistem të ri do të bëjmë që shërbimet të merren online. Në të gjitha rastet kur ti has probleme me shërbimin ke platformën ‘Shqipëriaqëduam’ dhe përcjell ankesën. Janë me qindra njerëz që janë aty për tu marrë me kërkesën tënde sipas fushave. Sistemi i ri është i tillë që në mënyrë kompjuterike nxjerr me pullë të kuqe të gjitha rastet kur qytetarët kanë aplikuar dhe afti është shkelur dhe në atë moment titullari, ministri, qeveria e marrin vesh menjëherë. Në atë moment fillon procedura e hetimit. Ky është një revolucion që do të transformojë marrëdhënien e qytetarit me shtetit”,-deklaroi Rama.



5 Comments

  1. Po pleqte qe nuk kane internet è nuk kane te afermit prane si do ja bejne?? Do te paguajne dike qe tu kryej sherbimet e nevojshme. Prap do te jete njerez qe do te perfitojne nga gjynafqaret. Tu shofte emri o Rama. L

  2. E BERE MUTIN MULLAR DHE TANI DO TE NA TREGOSH SE PO LUFTON KORRUPSIONIN?
    TI QE SISTMIN E KTHEVE NE KORRUPTIV 100% ?
    AQ SA NJE PROSTITUTE MUND TE BEHET E VIRGJER AQ JE EDHE TI I NDERSHEM O BURR KURV

  3. Kam vite qe sme pelqen me demokracia. Ofrohem per nje revolucion ne favor te nje diktature te qendrueshme e njgjashme me ate te Enver Hoxhes me perjashtim te nja 2 – 3 ndryshimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *