• |
ide | kryesore

Tritoli u fut në kuti kartoni/ Nisin shoqërimet në polici për atentatin në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka nisur shoqërimet në polici në përpjekje për të zbardhur atentatin me eksploziv që tronditi qytetin mesditën e së dielës dhe ku mbeti i plagosur rëndë 33-vjeçari Endri Sadedini. 6 persona janë pyetur nga blutë e Vlorës të cilët janë marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor thanë se lënda plasëse ishte fshehur në një kuti kartoni të lënë në anë të rrugës. Mesa duket autorët e mbanin nën vëzhgim 33-vjeçarin. Sapo ai ka britur nga banesa dhe i është drejtuar parkimit të makinave lenda plasëse ka shpërthyer.

Besohet se autorët përdorën shpërthimin në distancë. Nuk ka ende të ndaluar si autorë të dyshuar të ngjarjes. I riu i kishte shpëtuar një atentati me tritol edhe 4 vite më parë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *