• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Imamit për “21 janarin”: Shpifje e ulët banale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk ka asnjë detaj të ri për çështjen e “21 janarit”. I pyetur për deklaratën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami se atë ditë “Berisha ishte në zyrë dhe se Basha nuk dihet ku ishte dhe se mund të ishte ai që e dha urdhrin për të qëlluar”, kreu i PD e quajti një shpifje.

“Ju keni dëgjuar shumë akuza ndaj meje këto 3 muaj. Disa prej tyre janë hedhur poshtë ndërsa disa kanë qenë qesharake dhe disa të tjera janë banale. Tani dëgjoj këtë akuzë krejt banale. Ka pasur një proces hetimi dhe gjyqësor për 21 janarit që ka përfunduar edhe me dënime.

Kushdo që ka diçka kundër meje unë nuk i fshihem drejtësisë. Unë nuk kam asgjë të re. Çfarë kam pasur i kam thënë. Kjo është një shpifje e ulët që vjen nga dikush që unë e kam njohur pesonalisht dhe kurrë nuk e imagjinoja se do binte në batakun e një mashtruesi ordiner.

Nëse ai e ha turpin me bukë, le ta hajë turpin me bukë. Unë jam një nga më të akuzuarit gjatë gjithë kësaj kohe, kur isha në pushtet apo në opozitë. Unë e them qartë. Nuk i fshihem drejtësisë. Unë kam barrën të përballem edhe me ata që bëhen mish për top me shpifje të tilla.

Nëse më thërret drejtësia? Unë kam shkuar sa herë jam thirrur nga drejtësia. Në 99% të rasteve që kanë qenë kundër meje, unë nuk i kam bërë bisht drejtësisë. Për çështjen e rrugës Durrës – Kukës është një gënjeshtër e përpunuar me mjeshtëri nga mediat e Ramës” – tha Basha në emisionin “Real Story”. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Kur flet nga halli, sigurisht qe te djeg tani. Se ne rast se e akuzoje berishen, ky te tha se une jam deshmitar se Berisha ka qene n ne zyre dhe ishe ti i vetmi qe s’ishe. I mbaruar komplet. Dhe ne fakt, nje PD qe e mebshet Merua, Frooku, Ngjela apo ku e di une se kush nuk e dua me.

    Merrej Merua me sa veta kishte ne shesh, me nje proteste spontane qe e kishte deklaruar ne foltore se do dilte po te vinte Vucic ne tirane. Une edhe nje gje nuk kuptoj nga analistet [rane qeverise, kur saliu sipas jush eshte minorance, pse nuk e lini mor jahu te turperohet. meroja edhe kur protesotntye Luli fotografonte njerezit duke u mbledhur dhe thoshet jane pak.

    Boll me se na bezdiset.

    Kaq eshte e gjitha.

  2. Hiqjani spinen ktij genjeshtari ..ky nuk i hy me npune askujt..komplet i mbaruar..ktheu
    1958 poltrona ne 5004 kartona.

  3. Mos u lodhni me kete debil pathologjik se nuk pranon asgje. Humbet zgjedhjet dhe e shet si fitore, shkarkohet si Kryetar Partie dhe del e jep akoma intervista si gjenerali ushtrise se vdekur. Na nxorre mallin e Gezim Kulufit o Nul Kelluufi karit

  4. Edhe ti vrases si Saleh Birisha je o lyl Jeni bashkeautore ne krimet qe keni bere fillo me 21 janarin Te dy do paguani keq

  5. Arben Imami eshte nje nga zgjatimet e ish komunistave ne PD. Eshte kontigjent i teorise katoviciane te Gurbaçovit e pershtatur per mentalitetin shqiptar nga Ramiz Alia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *