• |
ide | kryesore

Basha: PD po pastrohet nga mbeturinat e komunizmit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se partia që ai drejton po pastrohet nga mbeturinat e komunizmit.

Ai tha se qeveria është landfilli i krimit. Sipas tij, pasi PD i dogji ‘kartat’ maxhorancës, do ‘djegë’ edhe këtë të fundit.

“Legjitimitetin nuk ta japin milionat e grabitura në doganat, as vota e blerë me paratë e oligarkëve apo të krimit të organizuar, as non-grata e SHBA. Legjitimiteti në këtë vend duhet të burojë nga qytetarët, dhe që të burojë nga ata është që të kemi një proces zgjedhor, të lirë dhe të ndershëm. Shqiptarët juve në 25 prill ju kanë shkarkuar. Ju kapeni pas 3 faktorëve, bashkëpunim me krimin, pas korrupsionit galopan që ju ka pasuruar. Keni hyrë de nga shoqëria civile, jeni sot multimilioner dhe përmes bashkëpunimit të hapur dhe të fshehtë të ‘Trekëndëshit të Bermudës’.

E vetmja detyrë që kemi është mobilizimi i asaj pjese dërrmuese, që t’ua shkurtojmë orët një orë e më parë. Duket se keni kaluar lumin dhe jeni mbi disa kuaj, mbi kalin e krimit të organizuar dhe krimit, mbi përpjekjet thuaj për t’i shtuar këtyre armëve tuaj, edhe bashkëpunimin e ‘Trekëndëshit të Bermudës’. Ajo që keni parë nuk është proces delegjitimi, por pastrim nga korrupsion. PD po pastrohet nga mbeturinat e komunizmit. Ajo që ju shprehni nuk është aspiratë për shqiptarët. Ju jeni landfilli ku mblidhen bashkë interesat e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëndroni krah njëri-tjetrit dhe të shkuarës së 30 viteve. Ndaj kur merrni këtë foltore dhe flisni për PD, mbani mend dy gjera; kartat me të cilat hytë në parlament, jua kemi djegur në dorë. Tani do ju djegim dhe juve, si karta të korrupsionit, armiq. Zotimi ynë është që të bëjnë këtë një orë e më parë, rikthimi te kutitë e votimit. Pa policinë e keqpërdorur dhe krerët e policisë në shërbim të krimit. Pa burimet shtetërore dhe nëpunësit civil nën terror, ata vetë, mësuesit, punonjësit e arsimit dhe të shëndetësisë, me një sistem zgjedhor që nuk e ndëshkon votën e qytetarëve, por e barazon atë. Me kritere të forta për kandidatët në mënyrë që të marrin përsipër që të përfaqësojnë socialistët apo demokratët, që mos të jenë kukulla të oligarkisë. Ndaj synimi ynë është; ndrysim me themeli i reformës zgjedhore.”, tha Basha.



6 Comments

  1. Ti je turpi i demokrateve,hajdut e maskara pafund.
    Çfare lidhje ke me Florenc Hoxhen ?Po me Etion Kapedanin,Flor Pustinen,Ilir Dervishaj ?!

  2. ke mbeshtejem e madhe te nacionalizmit shqiptar per ta crrenjosur komunizmin dhe kryesherbetorin e diktatures sali berishen dhe korrupsionin e hajkduterine e tij ,te rames e te metes me kompanite e tyre

  3. Kthehu ne Hollande,kthehu nga erdhe Peng,hapi rruge opozitarizmit te shkerrmoqe Edvin Drogen dhe pushtetin e tij kriminal !
    Ke marre fund lulushi-bilbilushi!
    Opozitarizmi yt eshte katastrofe,je thjesht nje vegel e piste ne duart e edvin rames,boll le nam,je bere i neveritshem per shumicen absolute te Shqiptareve,je aq i dobet sa edhe Kujtim Gjuzi ta kalon !
    Ti mund te besh Hakubetin per te trembur ndonje sorre ne are,vallah per gje tjeter ti te rruan leshte lulush pengu !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *