• |
ide | kryesore

Spiropali: PD-ja e ka humbur legjitimitetin, Basha nuk meriton replikë

-Instant, Lajme, Të fundit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, është dhe reagimi i parë nga kampi qeveritar për situatën politike në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Spiropali në fjalën e saj në Kuvend e ka nisur me një përgjigje për kryetarin e PD-së duke theksuar se me të gjithë situatat që po ndodh në kampin opozitar nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë replikë me shumicën.


“Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD-së dhe kacafytjes mes dy hijeve, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga kjo shumicë. Arjan Sala ishte 33 vjeç bir i dy prindërve të ndershëm, bashkëshort dhe babai i një fëmije 2 vjeçar. Në një ditë ai shkoi në punë dhe nuk u kthye me dhe këshilli i ministrave e shpalli hero pasi sakrifikoi veten për qytetarët. Edhe pse nuk ka qenë deri më tani status mbrojtje financiare për fëmijët e personave që kanë rënë në përpjekje për jetën e individit si rezultat i një vetëmohimi, sot në Kuvend do të jepet tashmë një mundësi e tillë. Sot do të miratohet ligji për “Mbrojtjen e Fëmijëve nën  kujdesin e Republikës”. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të jenë më pa përkrahje”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se fëmijët e personave që kanë rënë në krye të detyrës dhe në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe vetëflijimit do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë.

“Kjo politikë nuk përfshin vetëm përfitimet materiale për këto fëmijë por respektin që ka kjo shumicë ndaj familjeve dhe qytetarëve që i japin gjithçka. Këto janë shembuj që ne përmes kësaj politike i ngremë  jashtë, Nderim për jetë atyre që sakrifikohen”, ka thënë ndër të tjera Spiropali.

3 Comments

  1. Kur them un qe Rama ben tifo per Berishen, ju te gjith hidheni perpjet e ne sulm. Rames i intereson gololi, qe te ket pushtet te perjetshme me mbeshtetje t nderkombetareve.

  2. Pse ? Se te permendi rrobat firmato ? Mbas z.Peza , ti je me gafilja ne hajni . Mjafton nje kontroll garderobe per te kuptuar sesa hajne je . Dikur ndrroheshe nje here ne shtate dite sot shtate here ne dite . Dikur bleje tek gabi sot vetem firmato . Po te kishte drejtesi ky vend , sidomos per ju gafilat , ty do ti kishin hedhur çelsat ne oqean .

  3. edhe Spirra-palja njofti berishen me i fjale ??

    Hajde lul hajde, te boni dalje edhe padroni

    pupupupu sa poshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu