• |
ide | kryesore

Big Sean: Kanye West më detyrohet miliona dollarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Big Sean ka reaguar së fundmi ndaj komentit të reperit Kanye West .

Muajin e kaluar,  Kanye deklaroi në podcastin “Drink Champs” se marrëveshja me reperin si dhe me labelin e tij, Good Music, ishte gjëja më e keqe që ka bërë ndonjëherë.Sean tregoi në po të njëjtin podcast se u habit nga komenti i West dhe zbuloi se ai i ka para borxh. “Në fillim mendova se ishte qesharake, pastaj e mora personale. E dua Kanye, vëlla. E dua për mundësinë që më dha për të gjithë këto gjëra.E mora personalisht sepse jam i vetmi artist që kam nxjerrë pesë albume nën GOOD Music…i vetmi artist që publikoi albume platini numër 1, albume të dyfishta platini.Më duhej të shpenzoja paratë e mia duke krijuar labelin tim, sepse miliona dollarë mungojnë dhe mund ta dalloni kur mungojnë miliona dollarë”, u shpreh ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *