• |
ide | kryesore

Izraeli rekomandon dozën e katërt të vaksinës Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Izraeli do të fillojë një dozë të katërt të vaksinës kundër koronavirusit me efekt të menjëhershëm. Rekomandimi erdhi nga grupi i ekspertëve të vendit, sipas të cilëve, doza shtesë do t’u jepet personave mbi 60 vjeç, punonjësve mjekësorë dhe njerëzve me një sistem imunitar të dobët njoftoi zyra e kryeministrit.

“Lajm i mrekullueshëm, mos humbisni kohë, shkoni vaksinohuni”, tha kryeministri izraelit Naftali Bennett në një deklaratë.

Për ata që do të marrin dozën e katërt kushti është që të kenë kaluar të paktën katër muaj nga doza e tyre e tretë.

“Shteti i Izraelit po vazhdon të qëndrojë në ballë të përpjekjeve globale për t’u marrë me pandeminë. Qytetarët e Izraelit ishin të parët në botë që morën dozën e tretë të vaksinës COVID-19 dhe ne po vazhdojmë të jemi pionierë edhe me dozën e katërt”, tha Bennett.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *