• |
ide | kryesore

Breshëri të shtënash te “Kodra e Diellit”, policia shtrin përtokë 4 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë u dëgjuan mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” në Prishtinë duke vënë në lëvizje policinë e Kosovës. Me të mbërritur aty, policia ka vënë zonën nën kontroll duke dhënë edhe detaje mbi ngjarjen e ndodhur. Sipas policisë, katër persona janë rrahur njëri me tjetrin pas një mosmarrëveshje. Ata janë arrestuar dhe gjatë kontrollit te dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas trajtimit mjekësor, të dyshuarit për ngjarjen në fjalë janë dërguar në Prokurori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *